Milan u takua me UEFA të martën, për të zbuluar nëse ata do të luajnë futboll në Europa League sezonin e ardhshëm. Takimi u zhvillua në selinë e UEFA-s në qytetin zviceran Nyon, me një vendim mbi fatin evropian të Milanit që pritet ‘brenda 48-72 orëve’.
.Vendimi për fatin e ekipit, pritet pas 2 ditësh. Ndërkohë që e marta e sotme, ishte dita e gjykimit për Milanin.
Delegacioni kuqezi, i nisur që në orët e para të mëngjesit për në Gjenevë, mbërriti në orën 8:38 në pallatin e drejtësisë së UEFA-s, në “Route de Geneve 46”.
Dëgjesa ka nisur në orën 9 dhe fillimisht u diskutua akuza, ose argumentet e paraqitura nga UEFA, ndërsa në një fazë të dytë u diskutuan argumentet mbrojtëse, për t’i lënë më pas vend debateve dhe ndoshta edhe përplasjeve me argumenta.
Përpara syrit të rreptë të gjykatësve të UEFA-s, 5 të tillë me kombësi të ndryshme, administratori i deleguar i Milanit, Fassone prezantoi gjithçka me natyrë mbrojtëse përpara ndëshkimit të paevitueshëm që përfshin sanksione si përjashtimin nga kupat europiane, pas shkeljes së rregullave të përcaktuara nga “Fair Play” financiar.
Milan humbet dhjetëra miliona dollarë çdo sezon. Si rezultat, skuadra, e cila kaloi 270 milionë dollarë për të blerë pothuajse një duzinë lojtarësh të rinj verën e kaluar, nuk ka arritur të përmbushë kriteret e ashtuquajturat kritike financiare të UEFA-s, të cilat i ndalojnë klubet të shpenzojnë përtej mundësive të tyre. Rregullat u krijuan për të reduktuar një cikël bumesh në shumë klube të mëdha dhe për të parandaluar që sporti të bëhet një garë armësh midis pronarëve të klubeve super të pasur.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/