Operacioni “Vampiri” godet tre banda kriminale, arrestohen 23 persona shumë prej të...

Operacioni “Vampiri” godet tre banda kriminale, arrestohen 23 persona shumë prej të cilëve shqiptarë

142
0
Shares

Policia italiane ka goditur tre banda kriminale, kryesorja e përbërë nga shqiptarë, tjetra nga moldavë dhe rumunë dhe banda e tretë e përbërë nga kosovarë dhe moldave.

Siç raportojnë mediat fqinje në pranga ranë 23 persona, si të përfshirë në organizata kriminale, grabitje, vjedhje, rrëmbime, përdorim armësh.

Operacioni u zhvillua nga karabinierët italianë të Stradella në bashkëpunim me ata të Piacenza, Milano, Brescia, Padova e Alessandria.

Operacioni i koduar  “Vampiri” u koordinua nga prokurorja e Pavia, Valentina De Stefano dhe kryeprokurori Gioergia Reposo dhe kishte filluar në shkurt 2017 pas një serie të gjatë vjedhjesh e grabitjesh në shtëpi  e dyqane.

94 sulme të kësaj bande janë kryer nga shkurti i 2017 deri në qershor 2018.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY