Banka e Shqipërisë ble euro nga BERZH, por heziton t’i tregtoje

Banka e Shqipërisë ble euro nga BERZH, por heziton t’i tregtoje

199
0
Shares

Banka e Shqipërisë ka blerë të paktën tre herë euro në treg të lirë për të mos lejuar zhvlerësimin e monedhës europiane ndaj lekut. Banka ka blerë 118 milionë euro, të cilat ishin parashikuar të hidheshin në treg nga një kredi e BERZH për Korporatën Elektro-energjetike Shqiptare.

Sipas një marrëveshje të rënë dakord muaj më parë, BERZH kishte planifikuar të disbursonte këtë javë një kredi në masën 118 milionë euro për KESH.Këto euro do të këmbeheshin në lekë në treg të lirë nga Korporata Elektroenergjetike për të shlyer borxhet që ajo ka ndaj bankave vendase.

Por e shqetësuar nga pasojat që do të kishte injektimi i 118 milionë eurove në kursin e këmbimit, Banka e Shqipërisë e konvertoi vetë të gjithë kredinë, duke blerë eurot nga BERZH dhe duke i dhënë asaj vlerën përkatëse në lekë.

Rrjedhimisht kredia e BERZH për KESH është disbursuar në lekë.

Por veç konvertimit të kredisë së BERZH, banka e Shqipërisë ka blerë të paktën edhe dy herë të tjera euro në tregun e brendshëm, ndonëse sasia e blerë nuk bëhet publike.

Ditët e fundit kursi i këmbimit euro-lek është shoqëruar me luhatje të forta. Fillimisht ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë ne treg çoi në forcimin e euros nga 124 lekë në mbi 128 lekë.

Por kjo tendencë zgjati vetëm 4 ditë dhe më pas euro ka filluar të zbresë sërish dhe këtë të enjten është këmbyer me 126.11 lekë, shkruan TCH.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY