Luan Rama zbulon 2 autorët e veprës së tmerrshme ndaj një kafshe. Deputeti i LSI-së, përmes një statusi të shpërndarë në rrjetin e tij social facebook shkruan se ka qënë ai që ka denoncuar në polici vrasjen e një qeni.
Falë këtij denoncimi policia ia doli të identifikojë në kohë dy autorët që e kanë lidhur dhe torturuar kafshën në fjalë, e më pas e kanë qëlluar me armë në kokë.
Sipas denoncimit të Ramës, dy autorët janë dy djem njëzetvjeçarë nga fshati Kosmaç i Shkodrës; Neritan Mahmuti vrasësi dhe Hyris Sulejmani, bashkëpunëtori dhe ai që ka filmuar ngjarjen.
STATUSI I PLOTE
“Faleminderit Policisë së Shtetit!
Identifikohen dhe ndalohen vrasësit e qenit!
I jam drejtuar publikisht dhe zyrtarisht sot në mëngjes Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, që të identifikonin dhe arrestonin vrasësit e një qeni, të cilët pasi e kanë lidhur kafshën e pambrojtur, përmes një akti barbar e kriminal e kanë qëlluar në kokë, deri sa e kanë vrarë e madje edhe e kanë filmuar gjithë skenën makabre!
Ky fakt, i bërë publik nga Jeta Osh Qef dhe i denoncuar edhe nga Animal Rescue Albania, u vlerësua maksimalisht nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe me angazhimin profesional e shumë korrekt të drejtuesve të policisë në Shkodër, u arrit që në kohë rekord të identifikohen e të ndalohen dy vrasësit!
Ata janë dy djem njëzetvjeçarë nga fshati Kosmaç i Shkodrës; Neritan Mahmuti vrasësi dhe Hyris Sulejmani, bashkëpunëtori dhe ai që ka filmuar ngjarjen!
Ndaj, një faleminderit me gjithë zemër për Policinë e Shtetit; faleminderit Drejtorit të Përgjithshëm Ardi Veliu dhe drejtorit të Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati, faleminderit dhe gjithë kolegëve të tyre! Tani, rradhën e kanë organet e drejtësisë për të zbatuar ligjin”, shkruan Luan Rama.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/