Dy ditët e fundjavës priten të mos kenë shumë ndryshime nga dittë e tjera të kësja jave të paqëndrueshme. E shtuna dhe e diela do të jenë me kthjellime, vranësira, por do të ketë edhe shira afatkshkurtër. Temperaturat do të pësojnë një rritje graduale, duke arritur një maksimum prej 32°C.
“Sot vijon me kthjellime dhe vranësira të cilat në mesditë sjellin shira në Veri – Qendër por pasditja lokalizon shirat në Qendër dhe zonat Lindore. Vonë në mbrëmje shirat largohen nga pjesa më e madhe e vendit.
Fundjava mbetet me kthjellime dhe vranësira gjatë orëve të paradites por vranësirat fuqizohen në pjesën e dytë të ditës duke sjellë shira afatshkurtër thuajse në të gjithë vendin të shtunë dhe kryesisht në zonat Lindore ditën e diel.
Temperaturat sot paraqiten me rënie të lehtë duke shënuar maksimalisht 29°C ndërsa fundjava sjell rritje graduale të temperaturave duke ngjitur maksimumin në 32°C”, – thuhet në njoftimin e Meteoalb.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/