Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Edi Rama fiton shumë nga pikturat, e ka me leverdi të lërë postin e Kryeministrit

15/06/2018
PAINTING DIPLOMACY/Kryeministri Rama, “ekspozite pikture” në Izrael!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama ka nisur të fitojë më shumë me piktura se sa si kryeministër i vendit që akuzohet për korrupsion në të gjitha nivelet.

Në deklaratën e pasurisë, kryeministri deklaroi rreth 39 milionë lekë të vjetra të fituara përmes tregtisë me pikturat në një vit.

Rroga dhe honoraret i shkojnë afërsisht 20 milion e 500 mijë lekë të vjetra në vit, pra thuajse gjysma e parave të fituara nga rroga në shtet.

Viti i kaluar ka qenë i mbarë për kryeminstrin Edi Rama që ka shtuar fitimet nga shitja e pikturave, krahasuar me të njëjtën periudhë me vitin e mëparshëm. Nëse në 2016, Rama bëri vetëm 12 milion lekë të vjetra nga shitja e pikturave, në vitin 2017 thuajse i trefishoi paratë e fituara nga veprat e tij të artit.

Shuma që fitoi kryeministri nga shitja e pikturave është e përafërt me atë që ka deklaruar djali i tij i madh, Gregori, i cili deklaroi rreth 28 mijë euro nga shitja e veprave të artit për vitin që shkoi.

Paratë e fituara i ka shfrytëzuar për pagesën e qirasë së shtëpisë dhe për shlyerjen e një borxhi prej 4 milion lekësh të vjetra.

Vitin e kaluar, kryeministri Rama ka gjetur blerësin për apartamentin që kishte në Tiranë, të cilin e ka shitur për 50 milion lekë të vjetra, një apartament i trashëguar nga familja, tip parafabrikat me sipërfaqe 59 metra katrorë.

Sipas të dhënave të deklaruara në ILDKPI, Linda Rama nuk mbetet pas bashkëshortit të saj, kur vjen puna te paratë që sjell në shtëpi. Ajo ka deklaruar rreth 18 milion lekë nga paga si eksperte, 27 milion lekë nga qiratë dhe 12 milion lekë honorare.

Një pjesë të parave të familjes, rreth 50 milion lekë të vjetra, janë depozituar në llogarinë bankare të Linda Ramës. Me një pjesë tjetër është blerë një sipërfaqe toke rreth 2 mijë e 200 metra katrorë në Surrel, që ka kushtuar rreth 69 milion lekë. Deklarata e pasurisë së familjes së kryeministrit Rama u publikua nga SpendingData.al

Tags: edi rama piktura

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.