FOTO/ Habit Niko Peleshi: Shalqinjtë shqiptarë nuk janë “delja e zezë”…

FOTO/ Habit Niko Peleshi: Shalqinjtë shqiptarë nuk janë “delja e zezë”…

219
0
Shares

Nga një fermë, bujqësore, e kultivimit të shalqirit, ministri i Bujqësisë ka habitur jo pak kur krahasimet “e goditura” i ka bërë me terma blegtoralë… Prodhimet shqiptare nuk janë “delja e zezë” e prodhimeve në tregun evropian. Kështu ka deklaruar Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, nga një fermë në qarkun Durrës, ku ka nënvizuar se janë të pavërteta lajmet që të gjithë fermerët në Shqipëri përdorin metoda apo substanca të palejuara.

Konsumatorët shqiptarë duhet të dinë të vërtetën mbi prodhimet bujqësore që konsumojnë. Për sigurinë e tyre i garanton vetë ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi.

“Nuk është e vërtetë që të gjithë fermerët tanë përdorin metoda apo substanca të palejuara, natyrisht kudo dhe në gjithë botën ka raste të tilla, por prodhimi shqiptar nuk është një prodhim, që nuk pranohet nga tregu evropian. Përkundrazi, pranohet me çmim gjithnjë e më të mirë, shumë konkurrues dhe pa reklamime apo me shumë pak reklamime”, tha ministri Peleshi.

Këtë e tregojnë më së miri eksportet në rritje nënvizoi ministri Peleshi, i cili nuk anashkaloi kërkesat me më shumë siguri ndaj fermerëve.

“Nga ana tjetër të rrisin ndërgjegjësimin dhe format e reja të bujqësisë shqiptare. Të rritim cilësinë, të rritim sigurinë ushqimore, por dhe ta mbrojmë imazhin e bujqësisë shqiptare, sepse nuk është ashtu siç reklamohet. Nuk janë prodhimet tona ‘delja e zezë’ e prodhimeve të tregut evropian. E kundërta është e vërtetë. Vetëm vitin e kaluar eksportet tona drejt tregjeve të Bashkimit Evropian, janë rritur me 26 %”, theksoi Peleshi.

Mesazhet, ministri Niko Peleshi i dha gjatë vizitës në qarkun e Durrësit, në zonën e Shënvlashit, ku vizitoi një nga fermat model sipas tij, ku fermerët, grumbulluesi dhe eksportuesi në marrëveshje mes tyre kanë të garantuar shitjen e produkteve që në momentin e mbjelljes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY