Asnjë zgjidhje! Çfarë po ndodh me dosjen CEZ në Shqipëri?

Asnjë zgjidhje! Çfarë po ndodh me dosjen CEZ në Shqipëri?

115
0
Shares

Transferimi i prokurorëve, nga një prokurori në tjetrën, teksa zgjidh një mungesë atje ku shkon, hap një tjetër atje ku ishte.

I tillë është rasti i komandimit të prokurorit Ylli Pjeternikaj nga Prokuroria e Tiranës në atë të Shkodrës.

Ky komandim ka bërë që seanca e radhës ndaj dy ish-drejtuesve të CEZ në vendin tonë, Josef Heisek dhe Jan Ivan të dështojë pikërisht për mungesë të prokurorit. Por edhe pa këtë mungesë, ky proces duket sikur është braktisur.

Prej tre muajsh për këtë çështje nuk zhvillohet asnjë seancë gjyqësore pasi herë mungon avokati mbrojtës dhe herë prokurori. Dhe kjo zvarritje duket se nuk është thjesht neglizhencë e palëve në proces, pasi ky proces gjyqësor mund të quhet edhe si “procesi i miliona eurove”. Pasi nga njëra anë janë mbi 5 milionë euro, vlera e mashtrimit të dy ish-drejtuesve çekë të CEZ në vendin tonë.

Dhe nga ana tjetër është marrëveshja e zgjidhjes me mirëkuptim mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë CEZ, marrëveshje, e cila midis të tjerash, përcakton përjashtimin nga ndjekja penale të ish-drejtuesve të lartë të CEZ-it në vendin tonë.

Dhe në rast të dënimit nga Gjykata e Tiranës të Jan Ivanit dhe Josef Heisekut, ky vendim mund të përdoret nga të pandehurit si prishje e marrëveshjes. Prishje e cila ndryshe përkthehet në dëmshpërblim disa qindra milionë euro. Ndoshta për këtë arsye, avokatet dhe prokurorët po e zvarrisin me radhë këtë proces duke munguar herë njëri dhe herë tjetri./Tch

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY