Legjenda Fernando Hierro do të drejtojë kombëtaren e Spanjës në Kupën e Botës.
Lajmi është zyrtarizuar nga Federata Spanjolle e Futbollit e cila ditën e sotme shkarkoi trajnerin Lopetegui.
Shkarkimi i tij erdhi pasi Real Madridi njoftoi dje se Lopetegui do ta marrë drejtimin e klubit madrilen menjëherë pas Kupës së Botës, shkruan e përditshmja spanjolle “AS”.
Ish-mbrojtësi i Real Madridit zëvendëson Lopeteguin që tashmë do të nisë punë te “Los Blancos”.
Kujtojmë që ditën e premte Spanja do të luajë ndeshjen e parë në kampionatin Botëror dhe do të ketë një duel shumë të vështirë kundër Portugalisë së Cristiano Ronaldos.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/