Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka vendosur sot konfirmimin në detyrën e gjyqtarit të Bashkim Dedjas, i cili aktualisht mban postin e kreut ët Gjykatës Kushtetues.
“Trupa gjykuese vendosi me shumicë votash konfirmin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Bashkim Dedja me funksion gjyqëtar, kryetar i Gjykatës Kushtetuese”.
Vetë subjekti rivlerësues nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme por u përfaqësua nga avokati i tij, Maksim Haxhia.
Një javë më parë, avokati i tij Maks Haxhia, në mungesë të Dedes u përball me KPK-në, e sipas hetimit klienti i tij kishte probleme me pasurinë.
Trupa gjykuese përbëhej nga Valbona Sanxhaktari, Roland Ilira dhe Xhensila Pine. Relatorja e komisionit, Xhensila Pine tha se është kryer hetim për deklarimet e pasurisë së Bashkim Dedes: “Apartament banimi 146 m katror, garazh me vlere 118 mije euro. Burimi i këtyre aseteve janë kredi bankare 120 mije euro me afat 20 vjet. Hua pa interes 25 mije euro. Te ardhurat e tij, 35 mije euro bashke me bashkëshorten. Vlera e apartamentit është 180 mije euro”.
Bashkim Dedja kishte bërë dy deklarata noteriale të dyshimta: 15 mijë euro hua nga vëllai, 25 mijë euro për të cilat deklaroi se ia kishte marrë kunatit, e më pas babait të kunatit.
Ai ka në pronës edhe një apartamenti 98 metra katrorë në Tiranë, i cili është deklaruar në vitin 2003 në bashkëpronësi mes Dedjes dhe njërit prej vëllezërve të tij, në masën 50 me 50. Më pas, Dedja, në deklaratën për llogari të Vetting-ut, ka deklaruar se apartamenti është i tiji 100 %.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/