Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha flet për 27-vjetorin e PS, lartëson figurën e rivalit të tij

12/06/2018
Berisha flet për 27-vjetorin e PS, lartëson figurën e rivalit të tij
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në datën e 27 vjetorit të krijimit të Partisë Socialiste, ish-kryeministri Sali Berisha i ka kujtuar të gjithë shqiptarëve se në fakt këtë të martë në vend nuk mund të festohet veçse 77 vjetori i themelimit të Partisë Komuniste Shqiptare, pasi sipas Berishës Edi Rama e ka rikthyer edhe njëherë fantazmën komuniste në vend.

Me anë të një statusi të gjatë në rrjetin social “FACEBOOK”, Berisha bën një analizë të historisë së PSSH-së, duke thënë se pas Hoxhës ka patur elementë mjaft pozitivë në PS. Berisha gjithashtu shkruan dhe për armikun e tij të betuar politik, ish kryeministrin Fatos Nano.

Me fjalë pozitive Berisha thekson se Fatos Nano arriti ta shkëpusë PS-në nga hija e saj komuniste përmes zgjedhjeve të lira në parti dhe anëtarësimin e saj në Internacionalen Socialiste.

STATUSI I BERISHES: 

Nje fallsifikim monstruoz i historise!

Te dashur miq, sot Partia e Punes se Shqiperise, me emer te ri Partia Socialiste e Shqiperise feston 77 vjetorin e themelimit te saj ne Tirane nga armiqte e eger te kombit shqiptar, si kal troje i levizjes serbe ne Shqiperi!

Me kete qendrim une kam ndermend te respektoj plotesisht vendimin e Kongresit te fundit te PPSH, i cili me 12 qershor te vitit 1992 vendosi jo shkrirjen e PPSH por nderrimin e emrit, pagezimin e saj si Partia Socialiste e Shqiperise dhe shpalli kete te fundit trashegimtare juridike te PPSH!

Kjo eshte e verteta e pamohueshme historike, te cilen mjerisht jo te pakte jane ata qe duan t’a fallsifikojne!

Duke theksuar kete te vertet dhe duke denuar fallsifikimin e neveritshem te historise, nuk dua ne asnje menyre te mohoje rolin dhe kontributin e vecante te nje grupi te rinjsh si Ilir Meta, Pandeli Majko, Monika Kryemadhi, Ilir Zela etj, te cilet ne drejtim te forumit rinor te kesaj partie kontribuan ndjeshem se bashku me disa drejtues te PS ne reforminimin e saj. Por kontribut historik ne reformimin e PPSH me emer te ri PSSH dha lideri i saj Fatos Nano, i cili ne nje gare elektorale brenda partise e shkeputi PPSH nga e shkuara e saj si parti e nje njeriu dhe u rizgjodh nga anetare pa funksione drejtuese ne krye te saj. Ai gjithashtu anetaresoi PPSH me emer te ri ne Internacionalen Socialiste, arritje keto thelbesore per PSSH dhe vendin ne teresi.

Por sot ne kete pervjetor deklaroj me bindjen me te madhe se nen udheheqjen e Edi Rames, PSSH eshte shnderruar ne nje fatkeqesi te vertet kombetare, ne parti de fakto antieuropiane dhe antidemokratike. Kjo parti ne harkun kohor 6 vjecar ka shkaterruuar vlerat dhe standartet europiane, voten e lire dhe ka zevendesuar shtetin ligjor me narkoshtetin. Nen udheheqjen e Edvin Kristaq Rames, PSSH, me lidhjet e krimit dhe droges te udheheqjes saj, perzenien masive te rinise shqiptare nga vendi, shnderrimin e drejtesise shqiptare ne dege te ekzekutivit dhe Edvin Kristaq Rames ne Krye Krye Krye.., mbylli per here te dyte ne tre vite dyert e hapjes se negociatave te Shqiperise me Bashkimin Europian.

PSSH nen drejtimin e Edi Rames eshte sot njelloj si ne ditet me te zeza te saj ne kohen e diktatures hoxhiste; nje parti antshqiptare qe po shet interesat, territorin, detin Greqise dhe nen diktatin e kesaj te fundit eshte zotuar te fshije nga faqja e dheut fjalen Çameri duke shkelmuar mbi martirizimin e çameve, ndergjegjen kombetare te çdo shqiptari dhe tejkaluar ne tradhti kombetare edhe diktatorin Enver Hoxha.

Per te gjitha keto ju bej thirrje te gjithe socialisteve qe ndjehen atdhetare dhe besojne ne vlerat dhe te ardhmen europiane si te ardhmen me te mire per vete, femijet dhe vendin e tyre, te braktisin sa me shpejt kete parti te rrezikshme, çiflig i apatridit, kreut te meduzes te mafies dhe krimit te organizuar Edvin Kristaq Rama dhe klikes se tij! sb. 

Tags: Fatos Nanopervjetorsali berisha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.