Policia kufitare ka ndaluar në afërsi të Bilishtit, 11 klandestinë sirianë. Ata kishin hyrë në territorin shqiptar nga Greqia dhe mësohet se kërkojnë azil politik në Shipëri. Nuk është hera e parë që ka fluks të këtyre emigrantëve që vijnë nga vendet e lindjes.
Momentalisht, ata janë dërguar në qendrën e azilkërkuesve në Tiranë. Kontrollet përgjatë vijës kufitare me Greqinë, prej nga emigrantët hyjnë në brendësi të fshatrave të Devollit, pritet të shtohen në ditët në vijim.
Këtë paradite, zv. ministrja e Brendshme Rovena Voda tha se në mungesë të një kërkese zyrtare për krijimin e një kampi refugjatësh, do të jetë në funksion vetëm Qendra e Azilkërkuesve në Tiranë, ku do të paraqiten ata që kërkojnë azil në Shqipëri.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/