EMRAT/ Tiranë, ndryshojnë shefat e disa komisariateve të Policisë

EMRAT/ Tiranë, ndryshojnë shefat e disa komisariateve të Policisë

352
0
Shares

Dy komisariate të Tiranës kanë pësuar disa ndryshime në radhët e drejtuesve. Në një njoftim për mediat, sqarohet se Kryekomisar Pal Marku, me detyrë Specialist në Njësinë për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në Drejtorinë Hetimore Qëndrore në Depratamentin e Policisë së Shtetit, është caktuar përkohësisht në detyrën Shef i Komisariatit të Policisë Nr. 6.

Komisar Gilbert Hoxha, me detyrë Shef Sektori, në Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë është caktuar përkohësisht në detyrën Shef i Komisariatit të Policisë Nr. 2.

Nënkomisar Neritan Boçi, me detyrë shef i Komisariatit të Policisë Nr.6, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, emërohet në detyrën Specialist në Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY