Një burrë që është goditur për vdekje me thikë pranë një stacioni metroje të shtunën në mbrëmje është shqiptar, ai quhet Edmond Jonuzi.
Mediat britanike shkruajnë se 35-vjeçari shqiptar u gjet i plagosur rëndë në Greens Lane pranë stacionit Turnpike Lane në veri të Londrës në orën 9:45. Ai u shpall i vdekur në vendngjarje.
Edmond Jonuzi besohet se është therur gjatë një grindjeje mes dy grupeve burrash në Ducketts Common, tha “Scotland Yard”. Tashmë kanë nisur hetimet dhe një post-ekzaminimin pas vdekjes.
Asnjë arrestim nuk është bërë. Inspektori Garry Moncrieff i Policisë Metropolitanië dhe Komndës së Krimeve tha se “kjo zonë ishte shumë e populluar dhe duhet të ketë pasur njerëz që të kenë dëgjuar diçka të dyshimtë që do ta na ndihmojë ne të gjejmë kush e vrau Edmondin. Unë bëj thirrjeqë kushdo që kanë qënë dëshmitar apo ka ndonjë informacion të njoftojë Policinë”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/