Linja elektrike në fshatin Dragobi dhe Valbonë është dëmtuar si pasojë e shpërthimit me lëndë plasëse që kryen nga firma e ndërtimit të HEC-eve.
“Më datë 10.08.2018, në fshatin Dragobi, Njësia Administrative Margegaj, firma ndërtuese e HEC-ve gjatë kryerjes së punimeve duke përdorur lëndë plasëse dyshohet se ka demtuar linjen elektrike.
Si pasojë e shpërthimeve ështe dëmtuar rrjeti eletrik që furnizon me energji elektrike fshatin Dragobi dhe Valbonë”, thotë policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për dokumentimin e ngjarjes./o-news
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/