Dhunoi të dashurën pasi nuk pranoi ftesën e tij për kafe, përfundon...

Dhunoi të dashurën pasi nuk pranoi ftesën e tij për kafe, përfundon në burg 19-vjecari

167
0
Shares

Një 19 vjeçar është dënuar me burg nga Gjykata e Tiranës për akuzën e “përndjekjes” ndaj të dashurës së tij. Ditën e kallëzimit i riu kishte rrahur të dashurën për shkak se refuzoi ftesën e tij për kafe.

Ka kërkuar të shkojë në shkollë, duke kundërshtuar dëshirën e të dashurit për të pirë një kafe dhe për këtë është grushtuar prej tij.

Ngjarja ka ndodhur në janar të vitit 2018 në Tiranë dhe ka për protagonistë dy 19 vjeçarë, të përfshire në një lidhje dashurie 2 vjeçare.

Kallëzimi i të resë për shkak se ndjehej e kërcënuar nga kjo dhunë ka derguar në dyert e gjykatës të dashurin e saj me iniciale të emrit K. T.

Ai është dënuar me 4 muaj burg si fajtor për akuzën e “përndjekjes”. Në të njëjtin vendim gjykata ka shuar masën e sigurisë “arrest shtepie”, pasi masa e dënimit ishte konsumuar.

Referuar vendimit të gjykatës së Tiranës, e reja ka kallëzuar se në lidhjen 2-vjeçare i dashuri e kishte dhunuar fizikisht dhe psikoligjikisht.

Ditën e kallëzimit ata janë takuar si zakonisht. Djali ka këmbëngulur të shkojnë në kafe, por 19 vjeçarja nuk ka qenë dakord pasi ka dashur të shkojë në shkollë.

I riu ka nisur automjetin ku po qëndronin, ndrësa vajza ka tentuar të zbresë teksa makina ishte në ecje. Në këtë moment i pandehuri e ka goditur me grushta në kokë dhe në trup.

Sipas akt-ekspertimit mjeko-ligjor dëmtimet në kokën dhe shpatullën e 19 vjeçares futeshin në kategorinë e rrahjes.

Pas nisjes së procedimit penal, fillimisht i pandehuri ka mohuar akuzën, por e ka pranuar me tej në gjykim, ku edhe ka shfaqur pendesë për veprimet e kryera.

Gjatë gjykimit ai ka pohuar se ka normalizuar marrëdhënien me të dashurën dhe se e kanë sheshuar mosmarrveshjen. /abcnews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY