DETAJE & EMRI/ Tiranë, krim pasioni, i riu vret 19-vjeçaren dhe më...

DETAJE & EMRI/ Tiranë, krim pasioni, i riu vret 19-vjeçaren dhe më pas veten

181
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin mëngjesin e sotëm. Mësohet se në rrugën “Don Bosko”, një i ri ka vrarë me armë zjarri një vajzë dhe më pas ka qëlluar edhe veten. Burimet konfirmojnë se i riu që vrau një vajzë mëngjesin e sotëm tek “Don Bosko” në Tiranë dhe më pas qëlloi veten është Xhaferr Mata, 31 vjeç.

Ai është transportuar me urgjencë në spital pas ngjarjes dhe sipas informacioneve të para nga bluzat e bardha ka një plumb në kokë. Ai ndodhet i intubuar në reanimacion në rrezik për jetën.

Kalimtarët dhe banorët e zonës kanë parë tmerr me sy teksa kanë parë dy të rinjtë të shtrirë përtokë e të përgjakur.

Krimi i sotëm ndodh kur ende  nuk kanë kaluar as 6 muaj nga krimi i ngjashëm në kryeqytet, kur Aldison Belulaj, 23 vjeç vrau pranë QSUT-së Arjela Muratin, studente e juridikut dhe më pas qëlloi veten. Pak kohë pas qëndrimit në koma, edhe Belulaj ndërroi jetë.

Informacion paraprak

Më datë 08. 06. 2018, rreth orës 08:10, në zonën e Don Boskos, ne rrugën “Eshref Frasheri”, shtetasi Xh. M., 31 vjeç dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistolete shtetasen Xh. Ç., rreth 19 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Autori më pas ka qëlluar dhe veten me armë zjarri ku aktualisht është transportuar ne spital ne gjendje te rende për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY