Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kush është pesticidi që përdorin fermerët por që rrezikon seriozisht jetën tonë?

06/06/2018
Kush është pesticidi që përdorin fermerët por që rrezikon seriozisht jetën tonë?
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pesticidin methomyl nuk e njohin të gjithë, por një gjë është e sigurt të gjithë e konsumojnë atë.

Fermerët për të vrarë insektet e frutave dhe perimeve i spërkasin ato me kimikatin methomyl, por ata nuk e dinë se sa i dëmshëm është ky insekticid.

Prof. Dr Zihni Sulaj, Shef i Pavionit të Toksikologjisë në QSUT na tregon se ky preparat depërton lehtë në organizëm dhe se degradimi i tij shkon deri në 21 ditë.

“Anë e keqe është efekti toksik. Është një preparat me toksicitet të gjerë, mund të depërtojë në organizëm po ashtu në të gjitha rrugët. Lëkurës , duarve, gojës dhe nganjëherë edhe përmes frymës. Është një preparat që mund të degradohet me vështirësi, mund të qëndrojë dy-tre javë pa u prishur në strukturat ku bie në sipërfaqet e tyre”, tregon ai.

Efekti toksik i pesticidit methomyl është aq i rrezikshëm sa mund të marri jetë njerëzish.

“ Efekti i tij toksik është i menjëhershëm. Për fat të keq në qoftë se doza e madhe e përthithur është në nivel toksik mund të çoj në krizë kolinergjike, është një preparat që të çon në bllokimin e frymëmarrjes në distres të frymëmarrjes, në dispne në dëm të mushkërive dhe insuficiencë respiratore që mund ta çojë individin në vdekje të shpejtë. Po ashtu preket sistemi kardiovuskulare me hipotension”, shprehet Prof. Dr. Zihni Sulaj, shef i Pavionit të Toksikologjisë QSUT

Kimikati o rrezikshëm që vret insketet e perimeve dhe sëmur konsumatorin gjithashtu sjell edhe problem serioze mendore si ankth dhe depresion.

“Përveç efekteve akuta që janë tepër agresive ky preparat në qoftë se qëndron gjatë në produktet drithërave, ushqimore, në tokë në burimet e ujit. Mund të jap efekte të vonshme të dëmshme siç janë neuropatitë dhe aksnopatitë, dëmtimet e nervave të trupit që dëmtojnë muskulaturën që çojnë në dobësi dhe pa pamundësi në ecje me atksi që quhet nganjëherë edhe me problem mendore me depresion, ankthe dhe çrregullime psikotik. Këto janë efekte te regjistruara të vërtetuara në botë”, thotë Prof. Dr, Zihni Sulaj, shef i Pavionit të Toksikologjisë QSUT

Pavarësisht se ky pesticid është i ndaluar ai gjendet lehte në farmacitë bujqësore të vendit tonë. Institucioni përgjegjës që duhet të eliminojë këtë kimikat është Autoriteti Kombëtarë i Ushqimit. Neglizhenca e AKU-së vret insektet e perimeve dhe çmend njerëzit./Top Channel

Tags: fermeretpesticidevret

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026
Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026
Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

24/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026
Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.