Guida / Sëmundjet që shërohen në pusin e Shënpremtes

Guida / Sëmundjet që shërohen në pusin e Shënpremtes

713
0
Shares

Mjeku kirurg Niazi Fejzo,  ka përgatitur një guidë të dobishme mbi ujrat termale në vend që përdoren për kurimin e njësëri sëmundjes. Ai shpjegon  se si vepron hydroterapia, si  një pjesë e mjekësisë alternative në veçanti e natyropatisë, terapisë profesionale dhe fizioterapisë. Mjeku shprehet se njerzit duhet të përfitojnë nga vetitë fizike të ujit, të tilla si temperatura, presioni, përmbajtja kimike, radioaktive, për qëllime terapeutike për të stimuluar qarkullimin e gjakut dhe trajtuar simptoma dhe shëruar një seri sëmundjesh të caktuara. Në artikullin  e tij ai përfshin edhe teknikat, kohët e frekuentimit të këtyre qëndrave termale si dhe përshkruan vendodhjen e tyre. Mjeku i ka kushtuar rëndësi procedurave dhe tregon se si mund të përfitojmë më të mirën e mundshme nga këto ujëra.

Pusi Uji i Ftohtë, Shënepremte

Frekuentohet në periudhën gusht–shtator nga të sëmurë që numri i tyre është në rritje progresive kohët e fundit. Një pus i vetëm, jo i madh, futen duke pritur në radhë të sëmurë gjithë ditën. Banja vazhdon 3 ditë, zakonisht një banjë në ditë. Uji i banjës është shumë i ftohtë, 3oC. Pusi ruhet në gjendje natyrale i rrethuar me gurë. Përdoret banja e këmbëve, e gjunjëve, e baçinit (të ndenjurave) e pjesës së pasme të shpinës. Përdoren banja të ftohta të krahëve për romatizma, paraliza dhe zakonisht e gjithë trupit deri në qafë, me kokën jashtë. Zhytja në ujë bëhet shumë ngadalë, në fillim këmbët, njomen krahët dhe rrëshqitet gradualisht që uji të mos lëvizë. Njerëzit që futen njëri pas tjetrit japin sigurinë dhe këshillat përkatëse. Te koka rrinë familjaret. Kohëzgjatja e kurës dhe temperatura e banjës janë ekstreme. Me të drejtë quhet “kurë kali” nga forca dhe qëndrueshmëria që duhet për të përballuar të ftohtin, dhimbjet për një kohë të zgjatur 10 minuta, 15 minuta dhe deri 18 min. Maksimumi i kohës kur e detyrojnë të dalin nga banja. Dalja nga banja duhet bërë gradualisht pa e lëvizur ujin. Kjo quhet edhe metoda e torturës – “ëater torture”, por quhet edhe kura mrekulli. Në banjë futet me të brendshme pambuku. Kur dilet nga banja, ndihesh i mpirë. Bëhet një vrap me kërcime në sheshin rreth pusit. Ndjen të ftohtë dhe vazhdon të mbash rroba të lagura në trup. Por është rregull i prerë: Të mos ngrohesh mbas zjarrit dhe të mos heqësh rrobat e lagura, por të futesh në një shtrat të ngrohtë me velenzë leshi si shtroje dhe si mbulesë. Dhe do të të zërë gjumi menjëherë. Kur të zgjohesh do ndihesh i lehtësuar, rrobat e lagura janë tharë. Do çuditesh vetiu se mund të ecësh më shpejt dhe më gjatë se para banjës. Do kesh dëshirë të hash apo të pish ndonjë pije, se edhe klima e panorama janë të mrekullueshme. Por vjen rregulli i dytë absolut: Nuk duhet të hash mish dhe nuk duhet të pish alkool, po i pate vënë qëllim vetes që banja të japë efektin e saj të plotë. Me këtë ndjenjë kënaqësie do bësh banjën e dytë dhe të tretë në dy ditët që vijojnë. Nëse për 10-15 ditë do ndihesh disi i lodhur, mos u shqetëso sepse janë të periudhës mbas banjës dhe pas kësaj fillon rikthimi i shëndetit, rifitimi i forcave fizike, rekreacioni, eliminimi apo zbutja e shenjave të sëmundjes.

Lista e sëmundjeve që mjekon ky pus dhe si vepron

Arthriti, osteoarthriti, arthriti rheumatoid.  Janë sëmundje me % të lartë në shkallë botërore. Ato prekin gjunjët, kockën (çapoku), kolonën vertebrale, supin, muskujt, tendinat. Bëjnë shqetësime të vazhdueshme me dhimbje të përditshme, me kufizime të lëvizjeve, të aftësisë për punë, të rëndimit në pleqëri. Janë problem të kostos së lartë të operacioneve në kyçin e gjurit, të kockës, kolonës, etj. Këta të sëmurë trajtohen nga reumatologu, ortopedi, fizioterapeuti. Hydroterapia siguron një sërë përfitimesh duke përfshirë reduktimin e edemës, rritjen e volumit të lëvizjeve, lehtësimin e dhimbjeve dhe ngarkesës së reduktuar, përmirësimin e performancës personale. Shpejtësia dhe distanca e ecjes në këmbë përmirësohen ndjeshëm. Pra, hydroterapia me sukses përmirëson funksionin fizik, aftësinë e pacientit për të ecur, për të kryer aktivitete të përditshme dhe për të moshuarit, pleqtë për uljen e vdekshmërisë dhe uljen e pranimit në spitale dhe në shtëpitë e pleqve. Rritja e forcës muskulore rreth kyçit të prekur është rezultat klinikisht i rëndësishëm, meqë forca muskulore siguron rritjen e aftësisë absorbuese të goditjeve dhe përmirëson stabilitetin e përbashkët për të ndihmuar në ruajtjen e kyçit të sëmurë. Hydroterapia jep përmirësim të dukshëm në rezultatin e komponentit fizik. Ajo mund të vazhdojë me përsëritje më të larta, më të shpeshta, pra më intense. Studimet tregojnë se hydroterapia prodhon rezultate funksionale pozitive, siguron mjedis optimal për të realizuar intensitet të lartë të lëvizjeve në të sëmurë me sëmundje të kyçeve. Në banjën me ujë të ftohtë për shkak të vetive fizike të ujit si kohezioni, forca e gravitetit tek i sëmuri me ostoartit të rëndë, mund të gjejnë mjedisin e duhur për të shtuar volumin e lëvizjes brenda në banjë me më pak dhimbje. Sidoqoftë, për të përmirësuar stabilitetin dhe kapacitetin absorbues të goditjeve përmes fuqisë së përmirësuar të muskujve duhet të rekomandohen ushtrime fizike në tokë pas procedurës së hydroterapisë. Lëndime sportive, përgatitje atletike  janë shqetësimi ky uji i këtij pusi kontrubuon ne mënyrë të mjaftueshme.

Sëmundje të brendshme që kurohen nga uji i këtij pusi si adenoide, anemi, anoreksi, astma, bronshit, defekte të qarkullimit të gjakut, ftohje, dhimbje barku, ethe, fisura, edema, sëmundje biliare, gastrit, nauze, vjellje, dispepsi, kapsllëk, syndrome i zorrës së irrituar, hemorroide, hypertension i lehtë, faringit, obezitet, sinozit, teshtitje.

Sëmundje uro–gjinekologjike. Urinim i pavullnetshëm, cistit, infertilitet, menopauza, çrregullime menstruale, depresion post-partum, syndrom premenstrual, sëmundje të prostatës, infeksione seksuale, sëmundje të veshkave, mosmbajtje të urinës. Pusi Uji Ftohtë quhet edhe me emrin Pusi i Grave, ndoshta për problemet e infertilitetit (shtatëzanisë).

Sëmundje nervore. Sindromi i lodhjes kronike, klaustrofobi (frikë nga qëndrimi në vende të mbyllura), depresioni, dhimbje koke, pagjumësi, migrenë, neuralgi, luhatje humori, dobësi muskulore, panik, stres, hernie diskale, dhimbje nervit shiatik, çrregullim të gjumit, vertigo.  Sëmundje të lëkurës dhe mukozave. Konjuktivit, psoriasis, dekubitus.

Jo të gjithë mund të përfitojnë

Terapia me ujë të ftohtë nuk është për të gjithë: Sëmundjet e rënda të zemrës dhe mushkërive paraqesin rrezikshmëri. Presioni i mundshëm i gjakut që shkaktohet nga uji i ftohtë mund të jetë i rrezikshëm në persona me tension të pakontrolluar të gjakut. Megjithatë praktikuesit thonë se hydroterapia mund të jetë e sigurt në hipertensionin arterial të lehtë 150-160/100 mm Hg, sidoqoftë duhet të kryhet një studim nga mjeku para kurës me ujë të ftohtë. Terapia me ujë të ftohtë te njerëzit e dobët, të hollë duhet të bëhet gradualisht. Terapia me ujë të ftohtë duhet të shmanget te sëmundjet akute, në dhimbje prapa kokës, në arterioskleroz, në sëmundjen e Reynaud.

Shkenca moderne

konfirmon përfitimet në mjekimin me ujë të ftohtë Në ftohje të shpeshta, në pagjumësi dhe sëmundje si me sipër, rrit funksionin imunitar, ul inflamacionin, ul dhimbjen. Rrit rrjedhjen e gjakut, metabolizmin, përmirëson sindromën e lodhjes kronike, balancon ciklin e gjumit dhe zgjimin.

Një guidë se ku të gjeni ujin që ju kuron  në Shqipëri e në Europë

  1. Uji i ëmbël (comun), përdoret me banjë (të ngrohtë, të ftohtë, të alternuar) dhe me pije. Këtu futet Pusi Uji Ftohtë. Ka afërsi në përbërje dhe për pije me ujin e Glinës (Gjirokastër) porsi stacion për banjë është unikal në vendin tonë me temperaturë shumë të ulët 3OC, me efekte të jashtëzakonshme e të pakrahasueshme me asnjë burim tjetër në Shqipëri dhe më gjerë për shërimin e sëmundjeve.
  2. Ujërat termale – termoterapi. Burime me temperaturë të lartë (të nxehta) që vijnë nga thellësia e tokës dhe marrin me vete kripëra minerale dhe gazra. Qendra baleare termale në Shqipëri ndodhen në llixhat e Elbasanit, llixhat e Peshkopisë, në Leskovik, Benjë Përmet.
  3. Ujëra minerarë. Ky ujë vjen nga burime të tokës dhe ka sasi më të mëdha kripërash minerare se uji i zakonshëm. Më të rëndësishëm janë përmbajtja gaz sulfuroz, karbonate-sulfate dhe radon radioaktiv. Llixhat e Elbasanit, Peshkopisë, Leskovikut dhe Benjës janë ujëra termalë dhe minerarë.

4-Ujërat minerale, oligominerale zakonisht përdoren nga goja, në mëngjes esëll një bardhak duke e shtuar në vazhdim. Përdoren për banjën në inflamacione të lëkurës. Të njohura janë burimet në ishullin Elba, Scarperia (Firence), Comano (Trento). Ujërat sulfurozë përmbajnë squfur. Më shumë përdoren për banjë, por edhe për pije me aerosol apo irrigacion. Të përmendur janë Albulae (Roma), Rapolano (Siena), Santa Cesarea (Leçe), Porretta (Bologna), Aachen (Gjermani), Aix-les Bains (Francë).

Pusi Uji Ftohtë, Liqeni i Zi, Mali Valamare, Mali Lenie, monumente natyrale me vlera dhe bukuri të rrallë

Mali Valamare, Liqeni i Z, Moçale me vendim të KM nr.676, datë 20.12.2002 për nga vlerat dhe rëndësia janë shpallur “zona të mbrojtura të monumenteve natyrore”. Pusi Uji Ftohtë ndodhet 4 km në vije ajrore në lindje të fshatit Shënepremte dhe 300 m nga Liqeni Zi, në lartësi 1740 m mbi nivelin e detit. Liqeni i Zi është i veçuar nga 14 liqene që kanë origjinë akullnajore, të cilat ndodhen në verilindje të tij në fushën e Valamares dhe pranë malit të Valamares me lartësi 2373.4 m mbi nivelin e detit, më i larti në qarkun e Elbasanit. Këto liqene pas shkrirjes së akullnajave u mbushën me ujë, të cilët me ngjyrën karakteristike blu janë njëri më i bukur se tjetri.

Liqeni i Zi është i vendosur midis fushës Ymer Beut në lindje dhe malit Lenie në jug. Sipërfaqja rezulton 1.968ha dhe lartësia 1684m mbi nivelin e detit, me vije bregliqenore rreth 550m. Përreth liqenit shtrihet fusha e liqenit të Zi, fushë livadhore malore. Aty kullosin tufat e deleve dhe kopetë e kuajve. Në këtë fushë, pranë kroit me ujë të ftohtë brisk të liqenit. Ne, djalëria e fshatit kalonim netët e stinës së verës, bënim gara me kuaj e me mushka, prisnim barinjtë të zbrisnin e t’i fusnin në vatha delet nga malet përreth. Në këtë fushë po ngrihen hotele, do bëhet shoqëri, shëtitje e të sëmurëve dhe punonjësve, pse jo dhe studime mjekësore për ndryshimin në ecje, në përmirësimin fizik e funksional nga efekti banjë uji i ftohtë. Rreth fushës së liqenit në formë gjysmë rrethore ndodhen pyjet e ahut në jugperëndim me një freski të papërsëritshme në brendësi të tyre, me monopate, me dy përrenj malor që sjellin ujin në drejtim të fshatit dhe me një burim ujë të bollshëm në Ujësiras. Ne VL fillon brezi i pishës në lartësinë 1700m mbi nivelin e detit dhe mbi këtë nivel fushat alpine dhe subalpine me liqenet që përmendëm më sipër.

Banjat në pusin e ftohtë janë një mrekulli, por në këtë ambient ajo plotësohet dhe nga faktorë të tjerë si klima, lartësia dhe të gjithë faktorët meteorologjikë që veprojnë mbi trupin e njeriut. Influencat fotokimike të prodhuara nga drita termike dhe aerokimike, nga përmbajtja e minerale, lagështia, oksigjeni, ozone. Gjithashtu influencojnë mbi organizmin, presioni atmosferik, korrentet e ajrit bile dhe radiacioni kozmik. Në këtë ambient shëtitje në malin e Rasybekut me ahe të larta, me ajër të lagët e të freskët, me shtroje gjethe shekullore, me një aromë që të hap mushkëritë, një shëtitje në pyllin me pisha që të mbush me oksigjen dhe ozon. Një shëtitje në liqenet mbresëlënëse, fushat dhe shpatet e maleve shoqërohet me një aksion të fortë mbi trupin dhe psikikën e njeriut. Një banjë ajri në shi është kënaqësi dhe ka një veprim tonifikues dhe rifreskues. (Niazi Fejzo, Mjek kirurg,  Gazeta Shqiptare)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY