VIDEO/Nis protesta e njoftuar nga FRPD dhe LRI përballë Ministrisë së Brendshme

VIDEO/Nis protesta e njoftuar nga FRPD dhe LRI përballë Ministrisë së Brendshme

132
0
Shares

Ashtu siç kishin njoftuar një ditë më parë, të rinjtë e FRPD dhe LRI kanë nisur protestën përballë Ministrisë së Brendshme. Protestuesit kërkuan jo vetëm largimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, por edhe të Kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së drejtuar prej tij.

Për të rinjtë e PD-së: Qëndrimi ende në detyrë i Xhafajt është një akt i paprecedentë.

“Vëllai i trafikantit ndërkombëtar të drogës Agron Xhafaj duhet të largohet nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme si subjekt i Ligjit Antimafia”, thuhet në një reagim të selisë blu.

Kreu i FRPD-s Beldin Këllçi:

“Dy ministra te brendshem te Edi Rames jane faktuar si bashkpunetore te trafikanteve te droges. Ky eshte realiteti i Shqiperise me Edi Ramen. Kjo eshte e verteta qe fasadoqeveria kerkon ta fshehe me ndihmen e parave te droges dhe krimit. Shqiperia eshte kthyer ne diktature, drejtesia ka vdekur, rendi eshte ne duar te krimit, kryetari i opozites survejohet nga policia dhe narko-kryeministri na shet perralla me punesim dhe zhvillim”. 

Deputetja e LSI-së Floida Kërpaçi:

“I bëjmë thirrje Edi Ramës dhe qeverisë së tij të inkriminuar të largohet dhe ti lërë vendin të rinjve.”

Ajo shtoi e qeveria është në shërbim të oligarkëve dhe po largon të rinjtë nga Shqipëria.

Protestuesit paralajmëruan protestë edhe ditën e nesërme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY