DETAJE/ Mbytja e 12-vjeçarit në Farkë, shokët rrëfejnë momentet tronditëse: Danieli ngeci...

DETAJE/ Mbytja e 12-vjeçarit në Farkë, shokët rrëfejnë momentet tronditëse: Danieli ngeci te…

171
0
Shares

“Danieli dinte not, por u ngatërrua me myshqet”. Kjo është dëshmia tronditëse e siguruar për ‘BalkanWeb’ e dy shokëve të 12-vjeçarit që u mbyt sot në liqenin e Farkës.

Ndonëse shkuan si çdo herë të laheshin të tre sëbashku, Danieli, nuk mundi të dilte prej liqenit, ndërsa gjeti vdekjen tragjikisht. Të tronditur për ngjarjen e rëndë, dy vogëlushët thanë se shoku i tyre ishte zhytur në ujë, pasi kishte rrëshqitur në barishte dhe më pas nuk e kishin parë më.

“Kemi shkuar shpesh në liqen për t’u larë. Por sot kur u zhytem, ai nuk mundi të dalte pasi rrëshqiti në barishtet e liqenit. Kur ai nuk doli u futëm për ta nxjerrë por nuk e pamë. Fundi i liqenit ishte i turbull”, thanë dy shokët e viktimës para oficerëve të policisë në komisariatin nr. 1 në Tiranë. Aktualisht palombarët po vijojnë kërkimet për nxjerrjen e trupit të pajetë të 12-vjeçarit, banues në Shkozë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY