Atentat me armë zjarri ku një biznesmen, pronar ki një lokali në Vlorë mbeti I vdekur ndodhi rreth orës 23.00 në lagjen ‘Pavarësia’ , Viktima është Vasil Dervishaj.
29-vjeçarit, sipas policisë i është bërë atentat tek ish-kombinati i peshkut në lagjen ”Pavarësia” në një bllok pallatesh në errësirë ku nuk ka as kamera sigurie. Ngjarja ka ndodhur poshtë banesës së viktimës.
Vasil Dervishaj ishte në makinën e tij me targa OD 467AF në momentin që është qëlluar me armë zjarri. Ai ka tentuar që të largohet, por autorët e kanë qëlluar disa herë duke e lënë të vdekur në vend.
Vasil Dervishaj rezulton një emër i njohur për policinë e Vlorës, pasi ka qenë i arrestuar më parë për trafik droge. Pistat e para të hetimit janë ato për prishje të pazareve të drogës ose hakmarrje.
Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po krihet zona me qëllim kapjen e autorëve, të cilët dyshohet se janë larguar në drejtim të Fierit për të humbur gjurmët. Policia ka ndaluar disa persona për ti marrë në pyetje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/