Rruga e Kombit, vijnë reagimet e para nga Kukësi e Tropoja: Qeveria...

Rruga e Kombit, vijnë reagimet e para nga Kukësi e Tropoja: Qeveria po na provokon sërish

173
0
Shares

Pas lajmit për rivendosjen e tarifës së kalimit në Rrugën e Kombit, kanë ardhur reagime zyrtare nga Kukësi e Tropoja, dy zonat që preken më së shumti nga kjo taksë.

Reagime ka ardhur edhe nga shoqata e biznesit ‘Biznesi për Bizesnin’.

Sokol Kolgjini, kryetar i kësaj shoqate ka thënë se lajmi i shpërndarë në media është provokim nga qeveria.

‘Lajmi për rivendosjen e taksës shashkë dhe provokim i qeverisë’- është shprehur Kolgjini.

Reagime kanë ardhur edhe nga qyteti i Tropojës.

Reagim ka patur dhe nga këshilli bashkiak në Kukës. Kryetari i degës së PD-së dhe kryetar i këshilltarëve të djathtë në Këshillin Bashkiak të Kukësit, Arif Rexhmati, ka thënë se taksa zero nuk negociohet.

‘Lajmi për rivendosjen e taksës provokues dhe dashakeq. Taksa zero është e panegociueshme.

Rama duhet t’i kthejë përgjigje Këshilltarëve të Kukësit, Hasit e Tropojës për peticionin lidhur me kërkesën për takes zero dhe lirimin e katër kuksianeve.

Rama duhet të takojë grupet e interesit. Në organet e hetuesisë dhe prokurorisë së Kukësit personave që janë me detyrim paraqitje u kërkohet me ngulm të firmosin fajësinë e tyre duke qenë të pafajshëm.

Shkelje e hapur e të drejtave të njeriut.Thirrje qeverisë të mos e provokojë për së dyti Kukësin.

Rama të mos gabojë për së dyti me Kukësin sepse përgjigjia e kuksianëve nuk do të jetë e këndshme.

Këshilli Bashkiak i vendosur në kërkesën për taksë zero në Rrugën e Kombit.”-është shprehur Rexhmati.

Kryetari i Bashkisë Tropojë, Besnik Dushaj ka thënë për Fax News se Tropoja nuk do të pranojë asnjë tarifë kalimi në këtë rrugë.

‘Tarifë zero për banorët e Tropojës’-është shprehur kryebashkiaku.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY