Modelja dhe balerina Iva Aliko është tashmë një vajzë e njohur në show bizin shqiptar. Vajza bionde me format e jashtëzakonshme të trupit është vetëm 23 vjece por ka ka hyrë në “guidat” e qejflinjve që kanë ndërkohë edhe shumë para.
Filimisht ajo ra në sy për shkak të historisë së saj të dashurisë me një deputet nga Kosova.
“Meshkujt nuk i tërheq ngjyra e flokëve të mia, por Iva, ajo që unë jam”, thotë ajo në një intervistë për Panorama.
Ajo rrëfen se shumë burra të tjerë të rëndësishëm e ftojnë për një gotë, duke i ofruar miqësi.
”Kjo është e përhershme tek unë. Mund të them se kam shoqëri me njerëz të rëndësishëm, dhe konsumimi i një pijeje kur dua unë është zakonisht në kuadrin e një shoqërie, por edhe për njohje”.
Pyetjes nëse ka nga ata personazhë publikë apo politikanë që i shkruajnë në Facebook apo rrjetet sociale ku i kërkojnë takim, ajo përgjigjet: “Vetëm dy raste kanë ndodhur deri tani”. Këngëtarja u ftua vitin e kaluar për të luajtur në një film pornografik në SHBA kundrejt një shpërblimi 100 mijë euro.
Dhuratat që ka marrë nga burrat deri tani janë një apartament në Tiranë, dhe një unazë diamanti shumë e kushtueshme, e porositur posaçërisht për të me vlerë 20 mijë dollarë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/