TABELA/ Më shumë biznese mbyllen se hapen, vjet falimentuan 3300 subjekte

TABELA/ Më shumë biznese mbyllen se hapen, vjet falimentuan 3300 subjekte

391
0
Shares

Për herë të parë në historinë e tranzicionit, numri i bizneseve të mbyllura ia ka kaluar subjekteve të reja që hapen.

Gjatë vitit të kaluar kanë mbyllur aktivitetin rreth 3300 biznese të vogla në shkallë vendi sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Statistikës. Kjo është rënie neto, që nënkupton që ka pasur më shumë falimentime, ndërsa bizneset e reja të hapura nuk kanë arritur të neutralizojnë

Sipas publikimit të fundit të Statistikave të Ndërmarrjeve në vitin 2017 u numëruan  97,485 biznese me 1 – 4 të punësuar, teksa në vitin 2016 ishin 101 277 të tilla.

Rënia më e madhe ishte në sektorin e tregtisë me pakicë, ku gjatë vitit 2017 u mbyllën 2697 ndërmarrje, ose 82 për qind e totalit të ndërmarrjeve tashmë të mbyllura.

Biznesi i vogël është duke kaluar një periudhë të vështirë për shkak të kombinimit të disa faktorëve që kanë lidhje me konkurse nga qendrat e mëdha tregtare, rënia e konsumit, dhe rënia e popullsisë.

Si pasojë e mbylljes së këtyre bizneseve vitin e kaluar dolën të papunë rreth 10 mijë persona, sipas të dhënave nga Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Rënia e bizneseve të vogla ka sjellë një ulje të totalit të ndërmarrjeve aktive më 2017. Duke përjashtuar fermerët me NIPT, numri i përgjithshëm i bizneseve më 2017 ishte rreth 127.4 mijë subjekte nga 128 mijë që ishin më 2016. Sipas të dhënave numri i përgjithshëm i subjekteve aktive sipas INSTAT ka rënë me 3.252 ose 2.6%.

Numri i fermerëve të pajisur me NIPT në fund të vitit 2017 është 36.520 nga 31.372 fermerë në fund të vitit 2016.

Fermerët të cilët shesin produktet e tyre po regjistrohen në zyrat rajonale tatimore duke u pajisur me Numër identifikimi të Personit të Tatueshëm, (NIPT). Në këtë moment fermerët zotërojnë personalitet juridik, e si të tillë janë objekt i regjistrit statistikor të ndërmarrjeve që INSTAT mirëmban dhe përditëson.

Për nga ndarja rajonale, rajoni më i zhvilluar është rajoni qendër ku përfshihen qarqet Tiranë dhe Elbasan. Këtu janë përqendruar 41,5 % e ndërmarrjeve aktive. Pothuajse e njëjta situatë ndeshet edhe me ndërmarrjet e regjistruara gjatë këtij viti, me 46,2 %. Të punësuarit në këtë rajon zënë 54,4 % të të punësuarve gjithsej. Aktiviteti ekonomik tregtar mbizotëron ndaj aktiviteteve të tjera, me 32,8 %. Ky fenomen është i njëjtë si në nivel qarku, ashtu edhe në nivel bashkie. Monitor

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY