Berisha ironizon shifrat e kryeministrit për vendet e punës në Shqipëri

Berisha ironizon shifrat e kryeministrit për vendet e punës në Shqipëri

97
0
Shares

Ish kryeministri Sali Berisha ka sulmuar këtë të dielë kreun e qeverisë dhe deklaratën e tij se mijëra persona janë punësuar në këto 4 muaj.

Përmes një postimi në rrjetin social, Berisha shkruan se 10 mijë vendet e punës që pretendon se ka hapur kryeministri janë të vërteta, por jo në Shqipëri dhe për shqiptarët.

POSTIMI I BERISHES:

Plasi puna!?

Ja dhe 10 mije vendet e punes qe krijoi Piktori deshtak ne 4 muaj!

Te dashur miq, Noriega deklaron se ne kater muajt qe kaluan ka punesuar 10,000 shqiptare!?!?

Une e di se ju nuk e besoni pasi ai ne cdo fjale nxjerr rrena taze, por kesaj here ai tha te verteten dhe konkretisht ja vendet ku i punesoi 10 mije vete ne 4 muaj:

-7400 u punesuan refugjate ne France. Shqiperia kete vit ze vendin e pare ne bote per punesimin refugjat ne France te qytetareve te saj!

-2000 u punesuan refugjate ne Gjermani!

-1500 u punesuan ne Mbreterine e Bashkuar

-800 u punesuan ne Vendet e Ulta

-700 ne Suedi dhe Norvegji dhe

-2000 te tjere ne SHBA, Kanada, Katar etj.

Pra miq, mund themi me te madhe: Sihariq se plasi puna!! Dhe kur plasin te mirat hapua deren!

Piktori deshtak jo qe nuk genjeu, por nga frika se ju nuk do ta besoni foli vetem per nje pjese te shqiptareve te punesuar si refugjate kater muajt e pare te ketij viti!

Ndaj dhe se bashku le t’i themi: Aferim more Edvin aferim, puna jote s’ka mbarim, s’ka mbarim! sb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY