Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

INTERVISTA/ Fevziu: “Opinion” nga Klan në Top Channel? – Ja bisedat me Frangajn dhe Blushin

02/06/2018
INTERVISTA/ Fevziu: “Opinion” nga Klan në Top Channel? – Ja bisedat me Frangajn dhe Blushin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Si njeri i medias, me eksperiencë të gjatë dhe të sukesshme, Blendi Fevziu e di mirë që kur përflitet shumë për një lajm, e mira do të ishte që vetë personi i thirrur në kauzë, të tregojë si qëndron e vërteta dhe Fevziu pranoi të japë një instervistë për “Panorama Plus” ku sqaron nëse do ta lërë Klanin për Top Channel, nëse ka pasur ndonjë konflikt me mikun e tij të hershëm Frangajn, sa ndikim ka pasur miku tjetër i tij Ben Blushi etj..

Fevziu pranon se për këtë lajm që tashmë është bërë publik, shumë njerëz e kanë pyetur atë dhe stafin e tij, ndaj pranon të jetë i hapur dhe i drejtëpërdrejtë teksa përgjigjet për “Panorama Plus”.

Zoti Fevziu, hyjmë direkt e në temë me pyetjen e parë, a është e vërtetë se do ikni nga televizoni Klan? Nëse po, cila është arsyeja?

Meqenëse ky lajm është bërë publik dhe shumë njerëz më kanë pyetur mua dhe stafin tim, do jem shumë i hapur dhe i drejtëpërdrejtë me ju. Disa kohë më parë, në një bisedë me Ben Blushin, drejtorin e ri të Top Channel, kemi folur për disa pakënaqësi të miat në Tv Klan. Kanë qenë probleme që lidheshin me mënyrën konceptuale dhe funksionale të televizionit, për të cilat ka debate në çdo media. Ben Blushi më bëri një propozim për t’u bërë pjesë e Top Channel. Duke parë mënyrën se si ai Televizion po fuqizon linjën politike dhe gazetareske pas ardhjes së Blushit, u ndjeva i tunduar nga ky propozim. Deri tani nuk kam marrë asnjë vendim nëse do transferohem në Top, apo do të qëndroj në Klan.

E kam biseduar me disa nga njerëzit e mi të afërt dhe vendimin do ta marr shpejt, në përputhje me shumë ndjesi dhe fakte që kanë rëndësi për mua dhe stafin tim. Dhe natyrisht që të jenë të pranueshme për televizionin ku do punoj. Por, sipas meje, kjo s’ka ndonjë interes për publikun. Largimi i “Opinion” nuk e dobëson Klanin.

Mund të jetë një humbje që ka lidhje me pjesën emocionale dhe historike të Tv, por jo me të ardhmen. As shkuarja e “Opinion” në Top nuk e fuqizon atë. Televizioni është një harmonizim i shumë programeve dhe një emision më shumë apo më pak nuk luan asnjë rol në të. Për shikuesit, ata që e ndjekin prej 21 vitesh, besoj se “Opinion” do të vijojë.

Siç dihet, pronari i Klan, z. Frangaj nuk ka qenë thjesht punëdhënësi juaj, por edhe një mik i ngushtë. Çfarë ka ndodhur mes jush?

Mes meje dhe Aleksandër Frangajt nuk ka ndodhur asgjë konkrete. Vijojmë të jemi miq, por kohët e fundit unë kam pasur një objeksion timin lidhur me linjën programore dhe fenomene të tjera në Klan. Nuk është se i kam folur shumë me Frangajn gjatë kësaj kohe, por i kam diskutuar gjatë së fundmi. Si çdo debat që lidhet më punën, ka gjëra me të cilat kemi rënë dakort dhe gjëra për të cilat nuk mirëkuptohemi.

Por ky është diskutimi i një njeriu që është pronar i Televizionit dhe një personi që thjesht shpreh idetë e tij, duke besuar se kështu do të ishte më mirë për vetë TV. Vendimmarrja i takoj Frangajt dhe besoj se ai e di këtë më mirë se kushdo. Këtu dua të shtoj një gjë. Emisioni im, në 20 vite thuajse, nuk ka pasur kurrë keqkuptime në Klan dhe as probleme me Frangajn.

I vetmi problem, i qershorit 2013, u tejkalua shpejt. “Opinion” ka vendosur ashtu siç ka besuar se ka qenë më mirë. Çdo produkt i mirë apo i kontestuar mund të gjykohet si çështje profesionalizmi, por jo influence të jashtme. Dhe në mediat shqiptare ky është një aset i rrallë dhe shumë i vlefshëm që ka ardhur nga drejtuesit e TV.

Çfarë keqkuptimi ka për linjën programore?

Një debat i gjatë që lidhet me raportin e vlerave dhe qëndrimeve në TV. Nuk dua ta bëj publike sot, sepse nuk e shoh me vend. Ajo që më bën përshtypje, është se në parim të dy mendojmë njësoj, por në ekran korrigjimi nuk po vjen ende. Lajmi i largimit nga Klan u shoqërua edhe me specifikimin e destinacionit të ri ku mund të shkoni, në Top Channel.

Në çfarë faze bisedimesh jeni me drejtuesit e këtij televizoni? Sa ndikim ka pasur miku juaj i hershëm Ben Blushi, i cili është drejtor në këtë televizion, që ju të vendosnit për të ndërruar kanal pas shumë vitesh në Klan, pra, a është ai kumbari i këtij vendimi?

Me Topin kemi diskutuar detaje që janë kryesisht programore. Blushi ka qenë i hapur. Pa dyshim që nëse do të marr një vendim për t’u transferuar në Top, është kryesisht falë tij. E njoh që fëmijë dhe në thuajse 30 e ca vjet, kemi ndarë ide të ngjashme për politikën, mediat dhe shoqërinë. Kohët e fundit kam parë se në Top ai po mundohet të ndërtojë një projekt mediatik dhe kjo është shumë tunduese. A do ta arrijë këtë, nuk mund t’ju a them. Por jo të gjitha varen prej tij, padyshim.

Tags: blendi fevizuklanLargimiTop channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.