Rama publikon numrin e të punesuarve ,komentuesi e ironizon keq

Rama publikon numrin e të punesuarve ,komentuesi e ironizon keq

153
0
Shares

Në një kohë kur nga Shqipëria kërkon të ikë mbi 10% e popullsisë, kryeministri i vendit shprehet se në muajin që sapo lamë pas qeveria e tij ka punësuar rreth 3300 persona në të gjithë territorin e republikës.

Përmes një postimi në rrjetin social, Rama ka publikuar një diagramë që tregon punësimet e arritur përmes zyrës së punës. Kryeministri shprehet se qeveria ka për objektiv numrin 25 mijë të punësuar deri në fund të vitit, por kjo mbetet për tu parë.

Në seksionin e komenteve një qytetar e ka ironizuar kryeministrin, duke e pyetur nëse shifra e publikuar prej Ramës flet për të punësuarit apo për të larguarit nga Shqipëria. Edhe në këtë moment, Rama nuk e ka përmendur aspak çështjen delikate të kërkesës së lartë për t’u larguar nga vendi që ai ka marrë përsipër të drejtojë.

/G-Express

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY