“Edi Rama është ‘zari’ i Agron Xhafajt”

“Edi Rama është ‘zari’ i Agron Xhafajt”

141
0
Shares

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka i përgjigjet Edi Ramës në lidhje me përdorimin e strukturave të policisë për të survejuar kreun e opozitës, Lulzim Basha.

Sipas Palokës, Edi Rama sot ka vërtetuar se është ‘zari’ i Agron Xhafajt.

Reagimi i plotë i Edi Palokës

Fatkeqësia që i ka rënë këtij vendi me Edvinin është shumë më e madhe nga sa duket.

Për të qenë të sinqertë, krimi është ngatërruar shpesh në këmbët e politikës, nga të gjitha krahët. Por ajo që po ndodh sot është shumë e rëndë dhe e paprecedentë.

Opozita në denoncimet e saj mbi lidhjet e Edvinit me krimin, e ka cilësuar shpesh atë si ‘kapo’ si ‘kreu i kupolës’, si ‘bos i krimit’ etj.

Në fakt realiteti është shumë më i rëndë se kaq…

Edvin Rama nuk është ‘kapoja’, nuk është ai që mban nën urdhra krimin.

Edvini është ZARI i krimit. Ai është nën urdhëra dhe përdoret nga krimi.

Sot, pas denoncimit që PD bëri lidhur me përdorimin e strukturave të policisë për të survejuar kreun e PD, Edvini nuk beri gjë tjetër përveçse vërtetoi që është dhe zar i Agron Xhafajt…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY