Gjykata e dënoi me 4 vjet e 8 muaj burg, proteston familja...

Gjykata e dënoi me 4 vjet e 8 muaj burg, proteston familja e vajzës së përdhunuar: Meritonte 20 vjet burg

134
0
Shares

Pas vendimit të Gjykatës të Korçës që dënoi me 4 vjet e 8 muaj burg Ligor Bibën, i cili akuzohet se përdhunoi fqinjën e tij 15-vjeçare ka ardhur edhe reagimi i prindërve të kësaj të fundit.

Familjaret e vajzës janë shprehur se ky vendim nuk është i mjaftueshëm. I ati i vajzës shprehet se përdhosja e nderit të familjes dhe shqetësimet që kanë përjetuar nuk mund të shlyhen me këtë dënim.

“20 vite burg duhet të ishte dënuar” shprehet babai i vajzës, e cila mbeti edhe shtatëzënë nga përdhunuesi.

Biba ka pranuar fajësinë për ngjarjen, pas rezultateve të analizës së ADN-së që treguan se ai ishte babai i fëmijës, duke përfituar uljen me 1/3 të dënimit si pasojë e aplikimi të gjykimit të shkurtuar. Përfundimisht Ligor Biba, do të vuajë dënimin prej 4 vitesh e 8 muaj burg.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY