Presidenti Meta vizitë ngushëllimi në familjen e Major Martin Nikës

Presidenti Meta vizitë ngushëllimi në familjen e Major Martin Nikës

116
0
Shares

Presidenti Meta i shprehu ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Major Martin Nikës pak ditë më parë.

Duke vizituar familjen Nika në Tiranë, Presidenti Meta u shprehu vlerësimet më të larta dhe mirënjohjen më të thellë familjarëve dhe kolegëve për kontributet e shquara që Major Martin Nika ka dhënë për 30 vite në Gardën e Republikës në mbrojtjen e institucioneve.

“Martin Nika do të mbetet një shembull i shkëlqyer i profesionalizmit, integritetit dhe modestisë për të gjithë”, – u shpreh Presidenti Meta.

Shefi I shërbimit në Gardën e Republikës, Martin Nika u nda nga jeta pak ditë më parë teksa u godit për vdekje nga një automjet në mesnatë para kryeministrisë pak pasi kishte kontrolluar shërbimin e gardës në këtë institucion.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY