Gjithçka vendoset në qershor,Adriatik Llalla drejt përballjes me Vettingun

Gjithçka vendoset në qershor,Adriatik Llalla drejt përballjes me Vettingun

107
0
Shares

Komisioni i Posaçëm i Apelimi pritet të vendosë me datë 6 Qershor, nëse ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla i duhej ndërprerë procesi i vetting-ut.

Ka qenë një seancë maratonë prej më shumë se 3 orësh, ku Komisioneri Publik argumentoi pse Llalla duhet të jetë subjekt i kontrollit të pasurisë, figurës dhe aftësive profesionale. Ish-Kryeprokurori u përfaqësua në seancë nga avokati tij Sokol Hazizaj.

Me anë të një prokurore të firmosur më datë 28 Maj në Turqi, ai i jepte atij të gjitha tagrat ligjor për ta përfaqësuar. Sipas Komisionerit Publik, që ankimoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dorëheqja e ish-numrit një të akuzës nuk është bërë në mënyrën e duhur.

Adriatik Llalla, në kushtet kur nuk janë ngritur akoma institucionet e Këshillit të Lartë Gjyqësorë dhe atij të Prokurorisë, duhet ta kërkonte dorëheqjen tek Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ose Prokurorja e Përgjithshme, bazuar në ligjin aktual. Por ai kanë vënë në dijeni me anë të një letre Presidentin e Republikës dhe më pas KPK, e cila vendosi ndërprerjen e vetting-ut.

Në kushte të tilla, Komisioneri sqaroi se subjekti, bazuar në ligj nuk e ka dhënë asnjëherë dorëheqjen nga posti i prokurorit. Ndër të tjera Komisioneri u shpreh se edhe KPK nuk ka respektuar ligjin në këtë rast, pasi nuk ka zhvilluar një seancë, por ka vendosur në bazë dokumentacioni.

Ndryshe nga Komisioneri, avokati i Llallës argumentoi se klienti i tij e ka dhënë dorëheqjen njëherë në vitin 2008, kur mbante detyrën e kreut të ILDKPI-së. Gjithashtu, sipas Sokol Hazizajt, një tjetër provë që fakton dorëheqjen e Llallës është dhe urdhri i largimit nga detyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Dhjetor të vitit të kaluar. Të dyja këto shkresa janë administruar si provë nga Kolegji./Klan

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY