DETAJE & EMRI/ Fier, ja kush ishte babai i 3 fëmijëve që...

DETAJE & EMRI/ Fier, ja kush ishte babai i 3 fëmijëve që vrau veten në Fier, si e gjetën familjarët

158
0
Shares

Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja e rëndë ditën e sotme në qytetin e Fierit, ku një 55-vjeçar vrau veten me armë gjahu.

Alush Kumanaku rreth orës 10:30, në fshatin Kallm i Vogël, në banesën e tij është gjetur nga familjarët i vetëvrarë me armë gjahu, njoftoi policia.

Të afërmit e viktimës janë shprehur se 55-vjeçari kishte dalë me delet dhe kur është rikthyer në shtëpi, është mbyllur në dhomë.

Në momentin që ndodhi ngjarja, në shtëpi kanë qenë familjarët e Alushit, bashkëshortja dhe djali.

Kumanaku ishte baba i tre fëmijëve, 2 djem dhe një vajzë.

Njoftimi i Policisë

Në datën 30. 05. 2018, rreth orës 10:30, në fshatin Kallm i Vogël, në banesën e tij është gjetur nga familjarët i vetëvrarë me armë gjahu (të cilën e kishte me leje) shtetasi A. K., 55 vjeç.

Nga kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk u konstatuan shenja dhune përveç plagëve nga arma e gjahut.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave e shkakut të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY