Pastrim parash në vlerën 1 milion euro, procedohen penalisht 5 persona

Pastrim parash në vlerën 1 milion euro, procedohen penalisht 5 persona

166
0
Shares

Krimi ekonomik dhe Prokuroria e Tiranës procedojnë penalisht 5 persona për pastrim parash.

Personat e proceduar janë nga Durrësi e Tirana e Kavaja dhe hetohen për pastrim parash në vlerën e 1 milionë eurove.

Nga hetimet paraprake janë sekuestruar pajisjet që shërbejnë për transaksione me monedhën virtuale bitcoin.

Këta shtetas dyshohet se kanë sjellë nga jashtë vendit 1 milion euro duke hapur biznese fiktive me objekt transaksione elektronike me bitcoin.

Hetimet po kryhen nga njësia task forcë e prokurorisë së Tiranës.

Janë bllokuar në cilësinë e provës materiale veç pajisjeve për transaksione të bitcoin dhe 250 mijë euro të cilat nuk janë deklaruar në Aeroportin Nënë Tereza.

Paratë jane futur në Shqipëri nga shtetas izraelitë cash duke shmangur sistemin bankar.

Pajisjet për bitcoin janë zhdoganuar në 16 dhe 18 prill dhe janë sekuestruar pasi dokumentet shoqeruese kane rezultuar false.

Vijon…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY