VIDEO/ Mbledhjet e Qeverive Shqipëri-Kosovë spektakël, disa zyrtarë të acaruar braktisën takimin...

VIDEO/ Mbledhjet e Qeverive Shqipëri-Kosovë spektakël, disa zyrtarë të acaruar braktisën takimin e fundit

220
0
Shares

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu mbledhjet mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë i ka quajtur si spektakle mediale. Gërxhaliu duke folur për bashkëpunimin ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë është ndalur me theks të veçantë të mbledhja e fundit e Qeverive shqiptare e mbajtur vitin e kaluar, shkruan rtv21.tv.

Gërxhaliu në “Click” tha se ka informacione se në mbledhjen e fundit të Qeverive ka pasur acarim të raporteve të delegacioneve të Kosovës në Shqipëri siç ka thënë ai për hir të një arrogance dhe nënçmimi jozyrtarë saqë disa edhe e kanë lëshuar mbledhjen.

“Në këtë formë nuk avancohet bashkëpunimi ekonomik. Dhe kur dy luftojë i treti fiton, fiton Greqia, Serbia, Italia, Maqedonia dhe në mbesim ata që do të eksportojmë edhe më tutje para të gatshme”, ka thënë Gërxhaliu.

Kujtojmë se mbledhja e fundit e Qeverive shqiptare ishte mbajtur me 27 nëntor në Korçë ku edhe ishin nënshkruar disa marrëveshje. Palët ishin dakorduar në atë mbledhje se qyteti i Pejës do të jetë nikoqiri i takimit të ardhshëm të dy Qeverive. 21Media

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY