Nga tre gjyqtare qe gjykuan dje ministrin e Brendshem, njeri prej tyre ka votuar kunder heqjes se arrestit shtepiak.
Trupa gjykuese e përbërë nga Fehmi Petku, kryetar gjykate, Sokol Binaj, dhe Saida Dollani janë ndarë 2 me 1 për sa i përket heqjes së masës së sigurisë “arrest shtëpie” për ish-ministrin.
Në vendimin e djeshëm gjyqtarët janë ndarë dy pro Tahirit dhe një kundër, për lirimin e tij nga arresti shtëpiak. Gjyqtarja që ka dalë kundër lirimit të Tahirit është Saida Dollani.
Gjyqtarja e Apelit për Krimet e Rënda eshte nderkohe ne listen e vettingut qe u shpall nga KPK me 17 maj.





