Raporti i DASH për fenë në Shqipëri,reagon Presidenti Meta

Raporti i DASH për fenë në Shqipëri,reagon Presidenti Meta

116
0
Shares

Presidenti i Republikës Ilir Meta përshëndet raportin e fundit të Departamentit të Shtetit mbi “Liritë fetare në Shqipëri” që pasqyron situatën e komuniteteve fetare në vendin tonë.

Presidenti i Republikës i qëndron veçanërisht vlerësimit mbi çështjen e pronave të bashkësive fetare në Shqipëri.

Ai nënvizon se rikthimi i pronave këtyre bashkësive është jo vetëm një detyrim kushtetues por edhe një kontribut i domosdoshëm për rimëkëmbjen e mëtejshme të institucioneve fetare dhe të forcimit të pavarësisë së tyre.

Presidenti Meta vlerëson se ky raport duhet t’u shërbejë institucioneve shtetërore dhe bashkësive fetare me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të lirive dhe të të drejtave të besimit në vend.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY