Sallonet britanike të thonjve, lavatriçe të parave të pista – Si dhe...

Sallonet britanike të thonjve, lavatriçe të parave të pista – Si dhe pse fshihen aty skllevërit vietnamezë dhe shqiptarë

168
0
Shares

Bandat e krimit të organizuar po veprojnë nëpërmjet salloneve vietnameze të thonjve, që mbulojnë të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Ata po përdorin sallonet për të pastruar paratë e gjeneruara nga fabrikat e kanabisit dhe prostitucioni dhe po lëvizin fëmijët-skllevër mes dyqaneve të ndryshme për të shmangur kapjen nga autoritetet.

Sallonet e thonjve janë gjithashtu të lidhura me emigracionin e paligjshëm, thotë Agjencia Kombëtare e Krimit (AKK). Aktualisht po kryhen 500 hetime mbi skllavërinë moderne.

Shtetasit vietnamezë janë grupi i dytë më i madh i huaj i regjistruar si viktima të mundshme, pas shqiptarëve.

 

Policia thotë se shumë të rinj vietnamezë po punojnë me orë të gjata me pagesë të vogël, ose pa pagesë fare.

Dhe ka mundësi që dhjetëra fëmijë, të cilët mungojnë nga këshilli i kujdesit kanë rënë përsëri në duart e bandave pasi u shpëtuan nga skllavëria.

Sallonet për thonjtë, të cilët janë shtuar në Britani vitet e fundit, u lejojnë bandave të fshehin viktimat, thonë detektivët.

Adam Thompson, nga AKK dhe njësia e trafikimit të qenieve njerëzore tha: “Sallonët e manikyrit janë një nga zonat më të përhapura ku shohim viktima vietnameze, zakonisht meshkuj në moshë mjaft të re, rreth 18 ose 19 vjeç”.

Bandat i rekrutojnë ata nga Vietnami. Njerëzve u thuhet: “Ejani në Britani të Madhe, do të keni një punë mjaft të mirë, do të paguheni shumë dhe do keni para për t’ia dërguar familjes suaj”.

Ata më pas do të përdorin shërbimet e një bande të organizuar të emigracionit… përmes Kinës, Rusisë, pastaj në Evropë dhe më pas në Mbretërinë e Bashkuar, zakonisht në mënyrë klandestine në anën e pasme të një kamioni.

Pastaj ato do të lidhen me bandat në Britani të Madhe, të cilët do t’i dërgojnë të punojnë në një sallon manikyri.

 

Ai tha se bandat kanë zhvendosur viktima në të gjithë vendin, duke shtuar: “Disa prej tyre pretendojnë se janë fëmijë… ata do të shkojnë në kujdesin e shërbimeve sociale, por pastaj do të zhduken shumë shpejt, duke u shfaqur në pjesë të tjera të Britanisë së Madhe. Shërbimet tona të intelegjencës sugjerojnë se ka rrjete që veprojnë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, të cilat ka lidhje në një shpërndarje mjaft të gjerë gjeografike”.

AKK tha se rastet e punës së detyruar prekin “çdo qytet të madh” dhe në vitet e fundit ka pasur bastisje në sallonet e manikyrit në York, Berkshire dhe Torquay.

Në Vietnam, biznesi i akademisë së thonjve po lulëzon, me studentë të etur për të lëvizur jashtë vendit.

Nuk dihet se sa sallone thonjsh vietnamezë janë në Britaninë e Madhe, por Royal Mail ka zbuluar se në vitin 2016 janë hapur më shumë sallone bukurie se çdo biznes tjetër i pavarur.

Në Derby ekzistojnë pesë sallone të ndryshme manikyri, të gjithë punësojnë të rinj vietnamezë dhe ofrojnë shërbime që fillojnë nga vetëm 10 paund, shtatë ditë në javë.

Pagesa bëhet vetëm në para në dorë dhe ka pak ndërveprim mes klientëve dhe stafit.

Në vitin 2017, gjithsej 5,145 njerëz u regjistruan në Mekanizmin Kombëtar të Referimit si viktima të mundshme të skllavërisë – 739 ishin vietnamezë, grupi i tretë më i lartë pas shqiptarëve dhe britanikëve.

Shtetasit vietnamezë përbënin numrin më të madh të viktimave të shfrytëzimit të punës dhe ishin referuar 362 fëmijë vietnamezë, nga 277 në vitin 2016.

Shifrat e lëshuara vitin e kaluar treguan se më shumë se 152 fëmijë vietnamezë në kujdesin e këshillit ishin zhdukur që nga viti 2015. Shumë prej tyre u zhdukën brenda dy ditëve.

Anti-skllavëria bamirëse “Të padukshmit” këshillon klientët e salloneve të manikyrit të vërejë nëse punëtorët e stafit duken të tërhequr ose jo të gatshëm për të punuar. Burimi, Daily Mail. Përshtati, TVKlan.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY