VIDEO/ Saimir Tahiri paraqitet te Apelit i Krimeve të Rënda, avokati komenton...

VIDEO/ Saimir Tahiri paraqitet te Apelit i Krimeve të Rënda, avokati komenton deklaratën e ambasadorit amerikan

176
0
Shares

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të jetë sot në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda ku do të vendoset nëse do të vijojë të qëndrojë në “arrest shtëpie” apo jo.

Seanca vjen pas ankimimit të vetë Tahirit dhe avokatit të tij, të cilën kundërshtuan masën e vendosur dy javë më parë “arrest shtëpie”. Por nga ana tjetër edhe prokuroria ka kërkuar ndryshimin e masës në “arrest me burg”.

Treshja e gjyqtarëve që do të vendosë sot për “fatin” e Tahirit, përbëhet nga Saida Dollani, Sokol Binaj e Fehmi Petku.

Në fillim të seancës së sotme, Saimir Tahiri nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës, i është përgjigjur akuzave të ambasadorit amerikan Doanld Lu.

“Mesazhi i ambasadori Lu, ishte një mesazh shumë dimensional. Atë mesazh unë e ndava në dy pjesë, të qarkullimit të opinioneve siç ndodh në Shqipëri kur ka çështje pikante.

Kundërshtarët hapin fjalë të tilla. Ka qarqe të caktuara që duan ta shohin Tahirin prapa hekurave dhe përhapin informacionet për korruptimin apo presionin e gjyqtarëve. Mesazhi i zotit Lu është se gjykata do gjykojë në prova, atëherë do t’i hiqet masa arrestit në shtëpi Saimir Tahirit”.

Dje ambasadori amerikan Donald Lu tha se vendimi i Apelit duhet të bazohet mbi prova dhe jo presione.

Donald Lu i ka bërë thirrje shoqërisë civile dhe medias që ta vëzhgojnë këtë çështje me vëmendje, pasi sipas tij ka raportime nga burime te pavarura për presione dhe ryshfete ndaj gjykatësve.

“Kemi dëgjuar disa raportime nga burime të pavarura për presione serioze në këtë çështje, përfshirë edhe ryshfete që u janë ofruar gjykatësve. Ne i bëjmë thirrje shoqërisë civile dhe medias që ta vëzhgojnë këtë çështje me vëmendje, në mënyrë që vendimi të bazohet mbi provat dhe ligjin dhe jo mbi presione, kërcënime apo para. Askush nuk është mbi ligjin”, u shpreh ambasadori Lu.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY