Kosovë, arrestohet “Dëshmitari X”, mister arsyet

Kosovë, arrestohet “Dëshmitari X”, mister arsyet

163
0
Shares

Policia e Kosovës e ka vënë nën pranga dëshmitarin Albert Veliu, më herët si “Dëshmitari X” në rastin e Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Punëve të Brendshme në Shqipëri, Fatmir Xhafaj.

Albert Veliu është personi i cili në audio-përgjimin e publikuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë flet me Agron Xhafën për pazare droge.

Pas publikimit të videos dëshmitari Veliu ishte marrë në pyetje nga Prokuroria e Tiranës ndërsa më është larguar nga Shqipëria për tu strehuar në Kosovë.

Burimet e Indeksonline brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se “Dëshmitari X” ka qenë duke qëndruar në Shtime ndërsa është arrestuar bashkë me të birin e tij dhe për këtë janë informuar edhe autoritetet shqiptare.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat këtë muaj, sikundër ishte paralajmërua edhe më herët, kreu demokrat, Lulzim Basha, zbuloi emrin e dëshmitarit X, aq shumë të përfolur muajin e fundit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY