Shqipëri, kushte të vështira pune dhe jetese për gratë punëtore

Shqipëri, kushte të vështira pune dhe jetese për gratë punëtore

192
0
Shares
Foto Ilustruese

Në Shqipëri, Aleanca Gjinore për Zhvillim protestoi për helmimin në punë të 24 punëtoreve të një rrobaqepësie në Durrës. Në mbi 1 mijë fabrika veshjesh dhe këpucësh në gjithë vendin, punojnë rreth 40 mijë gra e vajza në kushte të vështira pune dhe jetese.

Të paktën 20 punonjëse gra, mes të cilave edhe gra shtatzëna, u helmuan pardje për shkaqe të panjohura teka punonin në ditë të shtune në një firmë robaqesësie me rreth 120 punëtorë në Shkozet të Durrësit.

Ato u dërguan me shpejtësi në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa organet policore dhe ato të shëndetit publik po hetojnë për incidentin.

Aleanca Gjinore për Zhvillim, e cila prej disa vitesh po studion kushtet e punës në qindra fabrika dhe firma të vendit, deklaroi sot se po ndjek zhvillimet hap pas hapi, dhe po pret zbardhjen e plotë e të paanshme të ngjarjes.

“Fakti që 24 gra u helmuan në fabrikën e Durrësit tregon që në këto fabrika kushtet e punës janë larg standarteve normale të punësimit të njerëzve. Nga ana tjetër, helmimi tregoi se dita e shtunë është kthyer në një ditë rutinore pune për gratë dhe vajzat në fabrikat e veshjeve dhe këpucëve. Ato punojnë pa pushim dhe nuk u llogaritet asnjë ditë pune shtesë, por ato punojnë shumë herë më tepër se sa lejon Kodi i Punës së Shqipërisë, por asnjëherë nuk shpërblehen për këto orë të tepërta pune që ato shpenzojnë në këto fabrika”, tha drejtorja ekzekutive e Qendrës “Aleanca Gjinore për Zhvillim, Mirela Arqimandriti.

Dyshimet janë te ushqimi, por ato mohojnë të kenë ngrënë në grup të njëjtin vakt dhe së dyti çlirimi i mundshëm i ndonjë gazi në rrobaqepësi. Aleanca Gjinore për Zhvillim tha që ky nuk është rasti i parë që gratë e vajzat punëtore në fabrikat e tekstileve e këpucëve helmohen masivisht në vendin e punës.

“Në Shqipëri ka një ligj për sigurinë e shëndetit në punë qysh në vitin 2010, i cili kërkon të ngrihen këshillat e shëndetit dhe sigurisë në punë. Jemi të shqetësuar për këtë, sepse nuk e dimë se çfarë këshillash verpojnë në këtë fabrikë ku ka ndodhur helmimi. Nga sa dimë dhe nga raportimet e grave, këshillat e sigurisë dhe shëndetit në punë janë thjesht një grup emrash në letra sa për formë dhe jo për të kryer detyrat sipas ligjit. Zakonisht këta janë familjarë të pronarëve, ose të afërm të tyre dhe nuk mbrojnë të drejtat e punëtoreve”, tha zonja Arqimandriti.

Organizata po ndjek trajtimin e grave në spital dhe ecurinë e hetimeve. Mjekët kanë marrë kampione gjaku për kryerjen e analizave dhe gjetjen e shkakut të sëmurjes masive.

“Ne kërkojmë sa më parë zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe shkakun pse janë helmuar gratë e fabrikës në Durrës. Kush mban përgjegjësi për helmimin e tyre? Cilat janë masat që ka marrë këshilli për sigurinë e shëndetit në punë? Sepse ky këshill mban përgjegjësi ligjore. Me kë i kanë kontratat këto gra? Zakonisht gratë në këto sipërmarrje kanë kontrata kolektive, që ato nuk i shohin ndonjëherë me sy, sepse është një letër e bardhë, ku ato nënshkruajnë. A kanë apo nuk kanë kontrata këto gra? Kërkojmë që Inspektoriati i Punës të hetojnë menjëherë këtë rast dhe të marrin masa për këtë fabrikë dhe për fabrika të tjera, në mënyrë që njerëzit të bëjnë një punë të denjë”, tha zonja Arqimandriti.

Aleanca Gjinore për Zhvillim ka konstatuar edhe më parë helmime në vendin e punës dhe shkelje të të drejtave të punëtorëve. Organizata publikoi pak më parë një studim, sipas të cilit, në një mijë fabrikat e tekstilit dhe këpucëve, që kanë afro 40 mijë punëtorë, mbi 95 për qind e punëtoreve në to janë gra e vajza, që punojnë mes mungesave të shumta teknike dhe të sigurisë për paga minimale e të paplota. Ato paguhen rreth 24 mijë lekë ose 180 euro, të cilat nuk i marrin të plota, por punojnë gratë dhe vajzat punojnë në kushte shumë të vështira jetese më këto fabrika. Kjo gjendje e rëndë e kushteve të punës dhe mos-trajtimit dinjitoz vjen nga papunësia e lartë dhe nga mungesa e sindikatave.

Punëtoret që ankohen janë nën kërcënimin e largimit nga puna dhe mbizotërojnë fyerjet gjatë procesit të punës. Sipas studimit, nëpër fabrika mungojnë kontrollet shëndetësore, pajisjet për mbrojtjen e punëtorëve nga kimikatet, shpërblimet për punë të zgjatur dhe lehtësira për gratë shtatzanë. Shpesh në këto fabrika mungojnë këshillat e sigurisë dhe shëndetit në punë, si dhe sindikatat për dialog me pronarët. VoA

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY