EMRAT/ Sot Saimir Tahiri në Apel, ja kush janë gjykatësit nën presion...

EMRAT/ Sot Saimir Tahiri në Apel, ja kush janë gjykatësit nën presion dhe në tentativë “shit-blerje” për ta liruar

182
0
Shares

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda vendos sot për heqjen apo jo të masës së arrestit shtëpiak për Samir Tahirin. Nuk është bërë ende një muaj që kur Tahiri qëndron i mbyllur në shtëpi. Masa për të akuzuarin për trafik droge u dha më 12 maj, pra Tahirit i bëhen 16 ditë mbyllur në shtëpi.

Masa e arrestit shtëpiak u kërkua nga prokuroria pas mbërritjes së letër-porosive nga Greqia, që tregonin se Tahiri kishte udhëtuar bashkë me një prej vëllezërve Habilaj jashtë vendit. Pozitat e ish ministrit u rënduan, por gjykata është nën presion për t’i kthyer lirinë.

Treshja e gjyqtarëve të Apelit për Krime të Rënda që do të vendosë për “fatin” e Saimir Tahirit, është thuajse e njëjtë me atë që i ktheu pasaportat që i ishin bllokuar nga Shkalla e Parë në dhjetor të vitit të kaluar. Kryesuese është Saida Dollani, ndërsa anëtarë janë Sokol Binaj e Fehmi Petku, i cili zëvendëson anëtaren e mëparshme, Nertina Kosova, e cila mësohet se ka dhënë dorëheqjen.

Nuk dihet se cilit prej gjyqtarëve i referohet konkretisht ambasadori Donald Lu, kur shprehet se u janë ofruar ryshfete apo janë nën presion. Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu tha se gjykatës po i bëhen presione dhe kërcënime, por edhe tentativa për ta blerë për këtë çështje.

“Kemi dëgjuar disa raportime nga burime të pavarura për presione serioze në këtë çështje, përfshirë edhe ryshfete që u janë ofruar gjykatësve. Ne i bëjmë thirrje shoqërisë civile dhe medias që ta vëzhgojnë këtë çështje me vëmendje, në mënyrë që vendimi të bazohet mbi provat dhe ligjin dhe jo mbi presione, kërcënime apo para. Askush nuk është mbi ligjin”, ka thënë Donald Lu.

Edhe ish kryeministri Berisha u shpreh se për këtë çështje, kryeministri Rama ka ndërhyrë te gjykata për të lënë Tahirin në “arrest shtëpie” kur dosja u shqyrtua në shkallën e parë. Ish-kryeministri publikoi edhe një SMS nga një Oficer i Policisë Gjyqësore (OPGJ).

“Mirembrema doktor. Jam një OPGJ, po të çoj një informacion. Ditën e gjygjit te masës së sigurimit te Gjykata e Krimeve te Renda, me urdher direkt kryeministrit Edi Rama, Prokurorja e Krimeve te Renda znj. Donika Prela i ka bere presion Gjyqtates se seances per ta lene Samir Tahirin ne arrest shtepie. Duke i thene po nuk e bere do te ve hekurat ty. Kete informacion e keni shume te sigurte!”, shkroi Berisha në rrjetet sociale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY