Ministri Bushati vjen me lajmin e mirë për Shqipërinë

Ministri Bushati vjen me lajmin e mirë për Shqipërinë

224
0
Shares

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati në një intervistë për radion “Monocle 24 Radio”, deklaroi se Shqipëria ka bërë përparim të madh dhe pret që të hapë negociatat për anëtarësim me Bashkimin Evropian.

Duke u ndalur tek rëndësia e këtij procesi për Ballkanin Perëndimor, kreu i diplomacisë shqiptare u shpreh se “procesi i pranimit në BE shihet si një instrument, si një nxitje për të transformuar veten, për të përmirësuar standardet e jetesës, për të përmirësuar funksionimin e institucioneve shtetërore, si dhe mënyrën si zhvillohet jeta publike”.

Ministri Bushati ka pohuar se në Shqipëri nuk ka asnjë forcë politike që e kundërshton trajektoren e vendit drejt BE-së, por ka rezistencë politike dhe sociale në zbatimin e reformave shtetkonsoliduese që vendi ka ndërmarrë. Duke u ndalur tek ky prioritet kombëtar, ministri Bushati u kujdes të nënvizojë se procesi “nuk po ecën aq shpejt sa kemi dëshiruar” dhe në disa raste njerëzit humbin durimin dhe është shumë e vështirë për të ushqyer pritshmërinë e tyre me programe dhe ide që do të zbatohen për 10 vjet ose 15 vjet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY