Vasili për protestën/Opozita do të vijojë me të njëjtin aksion, si dhe...

Vasili për protestën/Opozita do të vijojë me të njëjtin aksion, si dhe me qëndrime të tjera politike

84
0
Shares

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka folur në studion e “Report Tv” për protestën e opozitës, të zhvilluar sot në kryeqytet kundër kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Ndryshe nga sa u pa sot në shesh, ku LSI dukej e distancuar nga kauza e PD për të larguar Xhafajn, Vasili deklaroi se roli i LSI sot ishte më aktiv se kurrë. Ai theksoi se ka qenë në radhët e para se bashku me Kryemadhin, ndërsa aty kanë qenë dhe aktivistët e LSI apo dhe familjarët e tyre.

Sa i takon aksioni të radhës, Vasili u shpreh se opozita do të vijojë me të njëjtin aksion, si dhe me qëndrime të tjera politike.

Debati për numrat, sa persona ishin sot në shesh?
Nuk dua t’i hyj këtij debati, nuk më intereson fare. Ata që janë në shesh janë pjesë e demonstrimit për të treguar se çfarë i detyron të dalin në këtë temperaturë. Lojën e numrave ua lëmë atyre që paguhen nga kryeministri.

Roli i tërhequr i LSI sot?
Është një nga këto gjethet pa shije. Roli i LSI ishte më aktiv se kurrë, për t’i dhënë rritje tjetër protestës. Ju nuk i njihini aktivistët e LSI, sepse kanë qenë. Unë dhe Kryemadhi kemi qenë përballë Kryeministrisë, por ju keni dashur të shikoni vetëm Bashën. Ne kemi qëndruar për një kohë të gjatë para Ministrisë së Brendshme.

Edhe njerëz të afërt të familjeve tona kanë qenë aty, jo vetëm aktivistët e LSI. Nuk ua tregoj, se ata maskarenjtë e policisë edhe mund t’i arrestojnë. Në formatin e 27 janarit kanë folur qytetarët, të gjithë kryetarët e partive dhe Kryemadhi, ndërsa sot ishte marshim. Veprimet kanë qenë të sinkronizuar.

A jeni të bindur se Fatmir Xhafaj është i përshirë në trafikun e drogës, duke ndihmuar vëllanë e tij?
E kam bindje këtë, çështja e vëllait është prej 15 vitesh. Xhafaj është akuzuar dhe më parë, por është mbrojtur në Parlament. Vëllai i tij iku në mes të natës. Ministri duhet të vendoste në dispozicion të drejtësisë këtë çështje dhe vëllai i tij të vuante dënimin, por jo të ikte në 4 të mëngjesit. Në momentin që doli audio-përgjimi pati reagime të rrufeshme. Pastaj dhe ngutja e tmerrshme e kryeministrit. Gjithë ky ngut i madh për të bërë veprime të mëdha njëri pas tjetrit është provë e një fakti që i rëndon dhe shqetëson, ndryshe do shkonte personi përkatës para drejtësisë, nuk do të ikte me rrëmbim, Rama nuk do të fliste.

Cili do jetë aksioni i radhës i opozitës?
Do jetë aksion i pandalshëm. Do ketë dhe mjaft qëndrime të tjera politike. Rruga jonë nuk do të ndalet. Kemi një drejtësi për kryeministrin, që nuk funksionon.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY