Zbulohet dokumenti sekret i KiE, sugjeron mos te hapen negociatat

Zbulohet dokumenti sekret i KiE, sugjeron mos te hapen negociatat

146
0
Shares

Një dokument sekret i bërë publik nga mediat maqedonase ka nxjerrë detaje të cilat janë fshehur nga qeveria shqiptare në lidhje me çeljen e negociatave. Edhe pse KiE ka dhënë një rekomandim pozitiv, duket se Shqipëria është shumë larg negociatave, shkruan syri.net.

Dokumenti i bërë publik nga agjencia maqedonase Maxfax, tregon se si ka mashtruar qeveria e drejtuar nga Edi Rama. Dokumenti ku flitet edhe për Maqedoninë tregon se vendi ynë nuk i ka plotësuar kushtet.

Që nga viti 2014 Shqipërisë i janë kërkuar reforma, por është bërë shumë pak. Vettingu sapo ka nisur dhe ende nuk ka dhënë rezultate. Korrupsiono është një problem i madh për Shqipërinë. Sidomos në radhët e policisë është problem shqetësues. Këtu është e lartë dhe ndërhyrja politike.

Goditja kundë krimit të organizuar është shumë e dobët dhe asnjë prej zyrtarëve të lartë nuk është vënë para përgjegjësisë për akuzat e bëra’, thuhet në dokumentin e publikuar.

Sipas këtij dokumenti, Shqipëria në tërësi nuk i ka plotësuar kushtet, kështu që dhe hapja e negociatave është e parakohshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY