Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/Basha i bën thirrje qytetarëve për protestë:Ti themi ndal të keqes që na ka pushtuar

25/05/2018
VIDEO/ Basha: Kërkojmë largimin e Edi Ramës, të krijojmë një qeveri antimafie
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shpërndau sot ftesa për protestën e nesërme kombëtare. Nga qendra e kryeqytetit, Basha ftoi qytetarët të bashkohen në marshimin e madh popullor për t’i thënë ndal sundimit të krimit në pushtet, korrupsionit, taksave të larta, izolimit nga perëndimi. Basha bëri thirrje për të rinjtë, intelektualët, fermerët, sipërmarrësit t’i bashkohen nesër opozitës së bashkuar në orën 11.00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Deklarata e kryetarit të PD, Lulzim Basha

Disa prej kamerave na kanë ndjekur live dhe e kanë parë reagimin e qytetarëve. Është i njëjti reagim nga qendra në periferi të këtij qyteti. Është i njëjti reagim në të gjithë qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. E nesërmja do të jetë dita e një proteste madhështore kombëtare për refuzimin e qeverisë së krimit që është kthyer në pengesën kryesore për ëndrrën e shqiptarëve, për Shqipërinë si gjithë Europa.

Do të jetë një protestë ku shqiptarët do të bashkohen për ti thënë ndal të keqes për të punuar të gjithë së bashku për një ejtë më të mirë dhe shpresë për çdo shqiptar. Por nuk ka e nuk do të ketë një jetë më të mirë dhe as shpresë për shqiptarët dhe as bisedime për tu bërë anëtarë të familjes të madhe europiane sa kohë në krye të vendit ka politikanë të lidhur me krimin, sa kohë ligji nuk vepron njësoj por mbron të pushtetshmit, mbron politikanët e lidhur me krimin dhe ndërshkon të pafajshmit dhe të pamundurit.

Protesta e nesërme është një protestë për drejtësi dhe të gjithë ata shqiptarë që duan drejtësi për veten e tyre, për familjen e tyre, për pronën e tyre, për çështjet e tyre, do të bashkohen masivisht nesër në orën 11.00. Ka shumë pronarë biznesesh të vogla që takova të cilët do të vijnë në protestë edhe për të larguar qeverisjen e lidhur me krimin por edhe për të protestuar kundër gjendjes së padurueshme të taksave të larta që po i marrin frymën bizneseve, po i mbyllin qepenat ditë për ditën.

Kjo  është ftesa ndaj çdo biznesi e sipërmarrje, e në veçanti ndaj bizneseve të vogla, të cilët kanë protestuar prej një muaji e gjysëm me radhë kundër skemës vrastare të TVSh-së dhe është një ftesë që po i përgjigjen masivisht sipërmarrësit e vegjël, por dua ti them kujdo tek i cili ska mbërritur ftesa akoma; nëse e ke të pamundur të vazhdosh me këto taksa të larta, nëse e ke të pamundur të përballosh inspektorët, tatimorët, gjobvënësit, mos e ul kokën por eja e protesto me ne. Ejani e bashkohuni me shqiptarët nesër në orën 11.00.

Dua t’i them çdo të riu dhe të reje që ka pasiguri për të nesërmen, mos rri ankth por eja e bashkohu. Të veprojmë së bashku për të ndryshuar të nesërmen. E nesërmja nuk ndryshohet me magji. E nesërmja përcaktohet nga veprimi apo mosveprimi yt. Nëse do universitet me tarifa të përballueshme, nëse do siguri për vendin e punës pasi të mbarosh shkollën e lartë, apo gjimnaznistëve nëse doni që ëndrrat tuaja për të marrë degën që kërkoni, të mos hidhen në erë nga një qeveri e papërgjegjshme, ejani dhe bashkohuni nesër protestës kombëtare, për një jetë më të mirë dhe për shpresë për çdo shqiptar.

Kjo fetsë i shkon mijëra fermerëve shqiptarë që janë braktisur si kurrë ndonjëherë në këto 30 vite nga një qeveri e cila as që do tia dijë dhe nuk ka harxhuar asnjë sekondë të dëgjojë, kuptojë e jo më tu vijë në ndihmë fermerëve. Ejani e bashkohuni në protestë. Mos rrini kokëposhtë e të mbytur në halle por bashkohuni në protestë të marrim fatin në duart tona.

Natyrisht një fetsë të veçantë kam për elitën e vendit, për intelektualët, profesorët, akademikët, artistët, të cilët kanë protestuar për kauzat e tyre të drejta që nga Teatri Kombëtar e deri kauzat e tjera që kanë të bëjnë me arsimin e lartë universitar të bashkohen nesër në protestën tonë kombëtare.

Është një protestë për një jetë më të mirë, për shpresë për çdo shqiptar. Por që mund të vijë vetëm duke shembur lidhjet e krimit me politikën. Mund të vijë vetëm duke patur një drejtësi të vërtetë dhe jo fallso që e trajton njësoj si politikanin më të pushtetshëm ashtu edhe qytetarin më të thjeshtë.

Kjo është Europa. Europa nuk është llafe të bukura dhe as kryeministra që vishen bukur, as shfaqe televizive. Standardi europian është standardi i qytetarëve të barabartë para ligjit. Standardi europian nuk e pranon që të ikë një ministër trafikant drogë dhe të vijë një tjetër ministër me vëlllain trafikant droge dhe bos droge në Vlorë. Standardi europian nuk e pranon kryeministrin të tallet me hallet e qytetarëve të vetë. Prandaj kjo është një protestë për Europën.

Nuk ka tradhëti më të madhe ndaj shqiptarëve se sa ti mbyllësh derën e Europës sepse bashkëpunon me krimin për pushtetin dhe pasurinë tënde. Këtë po bën Edi Rama. Këtë ne do ta ndalim me forcën e bashkimit tonë. Ndaj në këtë reagim të jashtëzakonshëm të qytetit të Tiranës dhe jam i sigurtë të mbarë Shqipërisë duan tju ftoj të gjithë bashkëqytetarëve të mi, të rinj dhe të reja por po kështu edhe prindërit dhe të moshuarit; le të bashkohemi të gjithë së bashku me qindra e mijëra shqiptarë nesër në orën 11.00 në marshimin kombëtar, në protestën kombëtare për drejtësi, për Shqipëri Europiane, për jetë më të mirë dhe shpresë për çdo shqiptar dhe Shqipërinë tonë. Mirëse të vini!

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1892928187425020/

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1893052817412557/

Tags: Bashaprotestethirrje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.