Fatmir Xhafaj:Nëse audio përgjimi i bërë publik nga PD, do të rezultojë...

Fatmir Xhafaj:Nëse audio përgjimi i bërë publik nga PD, do të rezultojë i vërtetë, unë do të marr çdo përgjegjësi morale, politike e ligjore

162
0
Shares

Ministri i Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj thotë se merr përsipër të dorëhiqet nga ky post, në rast se audio-përgjimi i publikuar nga Partia Demokratike për vëllain e tij, rezulton i vërtetë.Në të kundërt. Ai paralajmëron se kreu demokrat Lulzim Basha do të përballet me ligjin.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ministri i Brendshëm i bën një zotim qytetarëve që nesër (të shtunën do të dalin në protestën e paralajmëruar nga opozita): Nëse audio përgjimi i bërë publik nga PD, do të rezultojë i vërtetë, unë do të marr çdo përgjegjësi morale, politike e ligjore, përfshi dhe largimin nga funksioni i Ministrit të Brendshëm. Jam i gatshëm ta bëj këtë pa hezitim.

Partia Demokratike publikoi një audio-përgjim në të cilin pretendon se vëllai i ministrit, Agron Xhafaj, bisedon me një trafikant droge, të identifikuar më pas si Albert Veliu. Agron Xhafaj ndërkohë ndodhet në Itali, ku ju vetëdorëzua autoriteteve atje, pasi PD-ja, publikoi një vendim të formës së prerë të gjykatës Italiane që e ka dënuar me 7 vjet e 2 muaj burg për trafik droge. Audio-përgjimi është dërguar për ekspertizë në Itali, për tu verifikuar nëse zëri është realisht i vëllait të ministrit të Brendshëm.

Reagimi në Twitter i Fatmir Xhafaj:

“E vërteta është vetëm një, dhe vetëm një në këtë rast. Ai që nuk është në anën e të vërtetës, duhet të përgjigjet. Këtë e kërkon interesi i ligjshëm i qytetarëve. #Drejtësiderinëfund

Nëse provohet e kundërta, atëherë duhet që Lulëzim Basha të dorëhiqet dhe të përballet me ligjin. Pyeteni: A është ai i gatshëm për këtë sfidë?

Bashkëqytetarëve të thirrur në protestë, u them sot: Nëse audio përgjimi i bërë publik nga PD, do të rezultojë i vërtetë, unë do të marr çdo përgjegjësi morale, politike e ligjore, përfshi dhe largimin nga funksioni i Ministrit të Brendshëm. Jam i gatshëm ta bëj këtë pa hezitim.”

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY