VIDEO/ “Audio-përgjimi i Agron Xhafajt, Edi Rama ‘i çon fjalë’ Arta Markut”

VIDEO/ “Audio-përgjimi i Agron Xhafajt, Edi Rama ‘i çon fjalë’ Arta Markut”

179
0
Shares

Ka vazhduar me akuza të shumta fjalën e tij në kuvend, kreu i opozitës, Lulzim Basha. Duke folur nga foltorja e Kuvendit live në Facebook, pasi Gramoz Ruçi e ka ndërprerë seancën, Basha ia ka numëruar Edi Ramës të gjitha skandalet e bëra gjatë qeverisjes së tij.

Duke e akuzuar se po ushtron presion për hetimin e Agron Xhafajt, Basha është shprehur se Rama gënjeu për ekspertizën e audio-përgjimit.

Pjesë nga fjalimi i Lulzim Bashës

Në vend të merreshe me dëshminë, ti bërë ekspertizën brenda 12 orëve…

Ku e bërë atë ekspertizë.

Kujtoni të gjithë se kështu bëri me Armando Prengën, Mark Frrokun, Elvish Roshin… Kujtoni nga kjo sallë kur thoshte se avionët që janë mushkonja, kujtoni si fliste për Roshajn, si një i ri i papjekur në emigracion. Kështu thotë edhe për Fatmir Xhafajn.

Agron Xhafaj nuk u largua si një i penduar për të kryer dënimin, se mund ta kishte bërë më parë këto 15 vjet, por ai u largua si pjesë e një plani kriminal për të shpëtuar Fatmir Xhafajn, u largua me temenaja nga Policia.

Nëse ndaj tij ka filluar hetim, pse e lanë të ikte? Nëse nuk, pse nuk ka filluar?

Largimi i Agron Xhafaj 10 orë pas publikimit të audiopërgjimit ishte për të shmangur dhe kërcënuar dëshmitarin; u largua dhe Edi Rama e Fatmir Xhafaj e pritën në orën 10:00 të natës në prokurori gjoja…

KU është Agron Xhafaj, pse nuk foli, pse nuk doli me zë e figurë…?!

A ka biseduar vetë Fatmir Xhafaj me prokurorët e të vëllait? A i ka çuar fjalë Edi Rama, prokurores Arta Marku? Pse Policia dhe Prokuroria nuk kërkuan menjëherë bllokimin e pasaportës dhe daljen jashtë të Agron Xhafajt?

Kush e njoftoi Edi Ramën dhe Fatmir Xhafajn për identitetin e dëshmitarit menjëherë pas publikimit të video-përgjimit?

Sot shteti ka rënë. Familja mafioze ka shkelur ligjet e vendit për të mbrojtur Agron Xhafajn, shkelet në mes të ditës ligji antimafia.

Në bazë të ligjit Antimafia të gjitha pasuritë e Agron Xhafajt dhe Fatmir Xhafajt duhet t’i nënshtrohen hetimit dhe të konfiskohen.

E dëgjuat ju Fatmir Xhafaj kur i bënë pyetje a duhet të jesh ti objekt i ligjit Antimafia? Praktikisht po, tha. A ishte kjo një lapsus?!

Sepse vëllai i tij është një i dënuar si një nga krerët e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe Fatmir Xhafaj është subjekt i ligjit antimafia njësoj si Agron Xahfaj.

Sa kohë ai është shefi politik i Artan Marku dhe Donika Prelës, praktikisht ligji nuk ka fuqi mbi të siç nuk kishte për Saimir Tahirin. Ligji ka fuqi vetëm për Dritan Zaganin që e morën në mes të natës dhe u detyrua të largohen nga vendi; ligji ka fuqi vetëm për kuksianët e varfër.

Kështu thotë ky që do të bilbilosë këtu dhe do të thotë se qenkemi ne ata që pengojnë hapjen e negociatave të Shqipërisë.

Fatmir Xhafaj është i vetmi rast në botë që zgjat agoninë  me arsyen e vetme të shkatërrojë provat, të kompromentojë hetimin, të garantojë pasurinë dhe pushtetin e familjes mafioze Xhafaj.

Ndaj dje PD ka marrë denoncime nga burime të sigurta me prova dhe fakte se familja mafioze Xhafaj me inkurajimin e Ramës është thelluar për t’u mbrojtur: të paktën 200 mijë euro i janë afruar një të afërmi të dëshmitarit X, persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, vrasës së skeduar, nga Vlora dhe Fushë Kruja.

Drejtpërdrejt nga Kuvendi i Shqipërisë

Publiée par Lulzim Basha sur jeudi 24 mai 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY