A është PD e lidhur me drogën në Durrës? Ja si pergjigjet...

A është PD e lidhur me drogën në Durrës? Ja si pergjigjet ish-kryeministri

173
0
Shares

Ish-Kryeministri Sali Berisha iu përgjigj mbrëmjen e sotme deklarimeve të Edi Ramës dhe Taulant Ballës, sipas të cilëve me 613 kg kokainë kanë lidhje me struktura të larta të Partisë Demokratike.

Berisha theksoi se pasi opozita akuzoi Olsi Ramën si pritësin politik të drogës, këta bënë këtë tjetrën.

DEKLARATA E BERISHES:

“Pronari i firmës i përket një familjeje që ka qenë kundërshtare e Sali Berishës. i Ati i tij ka krijuar Partinë Komuniste pas viteve ’90, xhaxhai i tij ka qenë kryetar i PS-së së Tropojës.

Tani çfarë tha Edi Rama dy javë më parë? Rama tha se do të shihni ju se kush nuk e hetoi drogën? Dhe çfarë bëri shkarkoi Besim Hajdarmatajn, ndërkohë që dosjen e kishte Olsi Çela, njeriu më i dashur i Ramës, dhe pavarësisht kësaj ai nuk e kishte mbyllur dosjen”, u shpreh Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY