Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Cfarë denimi e pret Agron Xhafen në Itali dhe cfarë do të ndodhë me të?

23/05/2018
VIDEO PËRGJIMI I PLOTË/ Agron Xhafaj komunikon me trafikantin bashkëpunëtor: Hera e fundit që të ndihmoj se po më sulmojnë vëllanë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Agron Xhafaj ,mëngjesin e 16 majit, vetëm pak orë pasi në media ishte shpërndarë një letër e hapur e nënshkruar prej tij, përmes së cilës ai sqaronte pozicionin e tij me drejtësinë italiane, u dorëzua tek autoritetet italiane.

Por asnjë detaj tjetër nuk u dha për të sqaruar se në çfarë statusi ishte paraqitur Xhafaj tek autoritetet italiane dhe se çfarë procedure ishte ndjekur për të? A do të vuajë Agron Xhafaj të plotë dënimin e tij pas 5 vitesh?

Këtyre pyetjeve i është përgjigjur ekskluzivisht për Konica.al një nga njohësit më të mirë së drejtës dhe procedurës penale, anëtar në Dhomën e Avokatëve të Romës.

Juristi në fjalë limitohet në një interpretim preçiz të asaj çka parashikon ligji italian nisur nga të dhënat e disponuara edhe për publikun e gjerë në lidhje me çështjen Xhafaj.

Agron Xhafaj u paraqit tek autoritetet italiane për të vuajtur një dënim të dhënë nga Gjykata e Lartë në Itali (pra vendim i formës së prerë) të dhënë afro 5 vite më parë. Si funksionon procedura e dorëzimit në të tillë raste?

Një shtetas i kërkuar nga drejtësia e një vendi është lehtësisht i verifikueshëm që në momentin që kalon në pikën kufitare. Oficerët e kufirit e ndalojnë në kufi pasi është sistemi që e sinjalizon. Sipas procedurës, ata e shoqërojnë shtetasin në fjalë në burgun më të afërt. Shtetasi i ndaluar del përpara gjykatësit, i cili ka në dorë dosjen e përcjellë nga prokuroria. Praktikisht z.Xhafaj, referuar afateve proceduriale të shtetit italian, tanimë duhet të jetë në burg.

A ekziston vendimi i parashkruar në Kodin e Procedurës Italiane, në rastin kur ka kaluar më shumë se gjysma e kohës së dënimit të akorduar nga drejtësia italiane?

Sipas dispozitivit të nenit 172 të Kodit Penal Italian në pikën 1 specifikohet se dënimi me burg mund të zhbëhet brenda një kohe të barabartë për dyfishin e penalitetit. Në çdo rast duhet të jetë jo më shumë se 30 vjet dhe jo më pak se 10 vjet. Pra nëse i dyshuari është dënuar nga gjykata me 7 vjet (si në rastin në fjalë) atëherë vendimi është i vlefshëm për t’u ekzekutuar brenda 14 vjetësh. Pika 3 e këtij neni sqaron më tej se zhbërja e dënimit nuk ndodh në rastet e “recidivitetit” thënë në shqip përsëritjes së të njëjtës vepër penale të përcaktuara në nenin 99. Pra nëse i dënuari gjatë kohës së nevojshme për shuarjen e dënimit ka marrë një dënim tjetër me burg për një krim të së njëjtës natyrë.

A ekziston mundësia që kërkesa ekstradimit ndaj z.Xhafaj të mos jetë dërguar asnjëherë nga autoritetet italiane?

Nuk di të pohoj diçka të tillë me siguri, por është e vërtetë që në Itali ndiqet shpesh praktika e mosdërgimit të kërkesës për ekstradim, sidomos për raste dënimesh jo fort të rëndësishme. Qëllimi është të shmanget mbipopullimi i burgjeve, një problem më vete në Itali. Ndaj dhe në rastet kur nuk përbën rëndësi, autoritetet vendosin të shpallin të dënuarin “latitante” pra të kërkuar nga drejtësia, duke pritur që ta arrestojnë sapo ai të shkel në tokën italiane.

Në Shqipëri është çelur një debat i ri pas dorëzimit të z.Xhafaj tek autoritetet italiane, me idenë që ai ka dashur t’i shmanget në këtë mënyre hetimet në vendin e tij. Sa qëndron ligjërisht ky pretendim?

Aspak. Paraqitja e z. Xhafaj pranë autoriteteve italiane nuk e mbron aspak atë nga hetimet paralele që mund të nisin në Shqipëri. Sigurisht që parimi i mishëruar në çdo kod penal të vendeve të BE-së, është se nuk mund të dënohesh dy herë për të njëjtën vepër penale, por sigurisht që nëse kjo faktohet, pozitat e të dënuarit rëndohen. Në Itali recidiviteti pra përsëritja e veprës penale nuk është diçka që mund të kalohet lehtë.

Ministri i Brendshëm foli për një vendim të parashkruar për të vëllain, i cili nëse do të qëndronte në Shqipëri mund të interpretohej se kishte zgjedhur të shpëtonte pa u dënuar pikërisht për shkak të parashkrimit të kohës së dënimit. A mund të përdoret si lehtësi kjo nga z.Agron Xhafaj në emër edhe të parimit të të ashtuquajturës “ekonomi e gjykimit”?

Jo. Sistemet juridike janë të pavarura. Kjo do të thotë se Italia merr parasysh kodin e saj të procedurës penale sa kohë që bëhet fjalë për vepra penale të kryera në territorin e saj.

Kjo është e vlefshme edhe kur kanë marrëveshje reciprociteti për njohjen e dënimeve penale si në rastin e Shqipërisë me Italinë?

Rasti i njohjes së vendimeve zbatohet kur vjen urdhri i ekzekutimit. Vetëm atëherë vendoset nëse do gjykohet në Shqipëri dhe mund të procedohet me marrëveshjen e reciprocitetit. Një rast tjetër do të ishte kur ekzekutimi i vendimit jepet në Shqipëri me konvertim të dënimit mbi bazën e marrëveshjes së Strasburgut. Por këto janë hipoteza ligjore që mund veçohen vetëm pasi të shikohen aktet e procesit për të cilin ju po pyesni.

Nëse ju do të ishit avokati i Agron Xhafës, çfarë do t’i kishit sugjeruar?

Të dorëzohej dhe të bënte burgun. Në Itali me ligjin e ri, z. Xhafaj nuk do bëjë më shumë se 1 vit e gjysëm. Nëse bëjmë një përllogaritje të thjeshtë nisur nga ajo çka ofron legjislacioni italian është se z.Xhafaj mund t’i zbriten për çdo 6 muaj nga 75 ditë për sjellje të mirë. Kështu do t’i zbriten pesë muaj në vit. Efektivisht 7 vitet e tij janë të barazvlefshm me 4. Kështu do të mbetet vetëm 2/3 dënimit dh në raste të tilla ai mund të kërkojë aplikimin për dalje të parakohshme si shtetas i huaj, kur t’i mbeten ehe 2 vjet nga përfundimi i dënimit. Për më tepër kur sipas kodit penal në Itali nën 4 vjet mund të dalësh paq edhe me arrest shtëpie, ose nën 3 vjet mund të dalësh edhe për fare nga burgu.

Tags: agron xhafajDENIMitali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.